Skandali te ‘Zyber Halluli’ dhe 'Vangjel Pulla' në Sarandë, Zhupa: Të ngrihet menjëherë një komision hetimor

Skandali te ‘Zyber Halluli’ dhe 'Vangjel Pulla' në Sarandë, Zhupa: Të ngrihet menjëherë një komision hetimor

20:00, 30/09/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në rrjete sociale pas publikimit të raportit auditues të KLSH-së, mbi abuzimin skandaloz me fondet e ushqimit të fëmijëve të jetimores 'Zyber Hallulli' në Tiranë.

Ina Zhupa shprehet se duhet të ngrihet menjëherë një komision hetimor për të marrë në shqyrtim punën e institucioneve rezidenciale publike që merren me rritjen e fëmijëve.

Ina Zhupa kujton rastin e 28 shtatorit në shtëpinë e fëmijëve 'Vangjel Pulla' në Sarandë, ku edukatorja dhunoi fizikisht tre fëmijë, dhe raportin autditues të KLSH për 'Zyber Hallullin', ku theksohej se prej 4 vitesh, jetimët në këtë qendër konsumojnë më pak ushqim se sa është përcaktuar në ligj.

Statusi i plotë nga Ina Zhupa
Nevoja e menjëhershme për një komision hetimor për të marr në shqyrtim punën e institucioneve rezidenciale publike që merren me rritjen e fëmijëve.

Në cilësinë e nënkryetares së grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” jam në mbështetje të propozimit të ardhur nga organizata në mbrojtje të fëmijëve si CRCA për ngritjen e një komisioni hetimor.

Gjykoj që cështja kapërcen çdo ndarje politike dhe vullneti duhet jetë i gjithë deputetëve anëtar i këtij grupimi. 

Dy raste tronditëse janë bërë publike si:

1-Rasti i datës 28 Shtator 2022 në shtëpinë e fëmijëve "Vangjel Pulla" në Sarandë, ku edukatorja ka dhunuar fizikisht tre femijë.
2- Raporti i Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas auditimit të kryer në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, nxjerr në pah se prej të paktën 4 vitesh, jetimët në këtë qendër konsumojnë më pak ushqim se sa është përcaktuar në ligj. Sipas KLSH-së , vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët jetimë. nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët.

Sa raste të tjera janë larg syrit tonë?! Si po i menaxhojnë kompetencat që kanë? Si trajtohen fëmijët? Cilat janë kushtet? Dhe shumë pikëpyetje të tjera që parlamenti duhet ti japi përgjigje për gjithë qytetarët duke i hetuar në thellësi dhe me seriozitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco