Nesho: Putin ka dështuar, nëse pranon humbjen, bie regjimi! Rajoni ynë është në rrezik

19:01, 30/09/2022
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho, komentoi në emisionin 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku, aneksimin e katër rajoneve nga Rusia. Nesho tha se është e paligjshme ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një provokim. Sipas tij, ka tre arsye përse Rusia e ka bërë këtë provokim.

"Së pari Rusia po e humbet këtë luftë. Është në një shkatërrim të plotë, po bën një mobilizim të plotë të popullsisë civile dhe si të tillë ajo e ka të shkruar në Kushtetutë që mobilizimi i përgjithshëm bëhet vetëm në mbrojtje të kufijve nga një agresion i jashtëm. Pjesë e një loje pasi ata po dështojnë tek opinioni publik rus.

Nga ana tjetër Rusia në pozita të dobëta po përpiqet të arrijë një paqe në kushtet e saj. Putin nëse humbet këtë luftë, problemi do shtrihet brenda në Moskë, ku forcat kundërshtare do kërkojnë llogari për një luftë me pasoja katastrofike. Rusia po provokon në ekstrem, provokim jo vetëm ndaj Ukrainës."-tha Nesho.

Agim Nesho tha se Rusia po përpiqet të tregojë para opinionit të saj të fshehë dështimet dhe të thotë se ka arritur qëllimet. Nëse Rusia do e pranonte humbjen, Nesho u shpreh se regjimi në Moskë do të binte.

"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pak më parë në një deklaratë, bëri një përkrahje të NATO-s dhe Perëndimit ndaj Ukrainës. Ne kemi një situatë që Rusia ka dështuar, por këtë dështim nuk e pranon se me dështimin mund të vijë edhe rënia e regjimit. Në historinë ruse, sa herë ushtria e tyre ka humbur, ka pasur dështim të regjimeve në Moskë."-deklaroi Nesho.

I pyetur nëse është ky një shembull paradhënie për një veprim të nesërm të Serbisë mbi Kosovën, Nesho tha se Serbia është satelit i Rusisë ndërsa shtoi se rajoni ynë është i rrezikuar nga Rusia.

"Të gjitha politikat e saj janë refleksion i dominimit rus për një rajon më të vogël. Nëse rusët kërkojnë hapësirat ruse për të krijuar konflikte me shtete të tjera, serbët kërkojnë hapësira serbe.

Pikërisht teza e ministrit të tyre, Vulin, që përsëriti këtë tezë duke e vënë Ballkanin në një rrezik. Duke pasur kërto influenca, Putin përpiqet të heqë vëmendjen nga problemi i Ukrainës për të hapur një vatër të re tensioni që do angazhonte Perëndimin dhe NATO-n duke mos patur atë intensitet në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Rajoni i Ballkanit, e vë rajonin tonë në një rajon të rrezikuar, të klasës së parë nga përsëritja e të njëjtit skenar.”-tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco