''Sateliti jo efikas, kushton 6 mln €''/ Meta poston artikullin: Dëgjoni fizikanten, jo 'zhgarravitësin' e Rilindjes

''Sateliti jo efikas, kushton 6 mln €''/ Meta poston artikullin: Dëgjoni fizikanten, jo 'zhgarravitësin' e Rilindjes

17:02, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka postuar artikullin e fizikanes Mimoza Hafizi, lidhur me satelitët shqiptarë që Edi Rama thotë se do të ngrejë në hapësirë. 

Sipas saj është e pajustifikuar që të shpenzohen 6 milionë euro për një satelit që mbi Shqipëri do të qëndrojë vetëm 1 minutë. 

Meta këshillon lexuesit që të lexojnë fizikanen dhe jo Edi Ramën të cilin e quan 'zhgarravitës' të Rilindjes.  

"Të dashur miq, ju lutem dëgjoni fizikanten e shquar dhe jo "zhgarravitësin" e Rilindjes!", shkruan Meta në Facebook.  

Çfarë tha pedagogia dhe fizikania e njohur Mimoza Hafizi
“Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga Toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco