Koka: Tërheqja e Ramës për fashën e energjisë, propagandë! Do të zbusë deklaratat e forta të SHBA

16:51, 30/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga vendosja e fashës së energjisë elektrike. Koka tha se janë taktika të propagandës së qeverisë së Ramës për të shmangur vëmendjen nga një minë.

"Nuk mendoj se kishte hallin e qytetarëve. Rama donte të zhbënte deklaratat e forta, kritika të forta që vinin nga ambasada e SHBA, për të zbutur dhe zhbërë këto deklarata.

Nga ana tjetër u shpalos ajo që ai është në vetëvete, autokrat i pandreqshëm që i vë në presion qytetarët dhe papritur i jep po zgjidhje vetë situatës.

E shet veten sikur po dëgjon qytetarët. Nëse do i dëgjonte, s'do vidhte me inceneratorët 430 mln euro."-tha Koka.

Gazetari komentoi edhe vizitën e Erion Veliajt në SHBA, i cili u takua me zyrtarë të lartë amerikanë. Koka tha se Veliaj s’ka shkuar si kryebashkiak atje, por si një rival i Ramës. Gazetari u shpreh se qartazi ka një tension mes Ramës dhe Veliajt.

“Të gjithë kërkonin se çfarë ishte kjo vizitë e kryebashkiakut me zyrtarë të lartë të Amerikës. Ai s’ka shkuar si kryebashkiak në SHBA, por si një rival i brendshëm që për shkak të një konflikti po zhvillohet dhe nxjerr kokën në momente të caktuara, që tregon se ka tension të brendshëm mes Ramës dhe Veliajt.”-tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco