Meta: PL dënon referendumet Ruse. Çdo aneksim, shkelje e ligjit ndërkombëtar

Meta: PL dënon referendumet Ruse. Çdo aneksim, shkelje e ligjit ndërkombëtar

15:44, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PL-së Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

‘Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë’, shkruan Meta në Tëitter.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë.

Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkeje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco