Berisha: Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë

Berisha: Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë

14:44, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar kundër qëndrimit të ambasadores amerikane në Tiranë ndaj votës së lirë, ku sipas tij të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde.

Berisha ka theksuar se ‘nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci’.

‘Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA’, tha Berisha gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët në selinë blu.

Berisha: Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde.

Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci.

Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA.

Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore.

Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: Enough is enough. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco