VIDEO-SYRI TV/ Forumi i menaxhimit të mbetjeve, Rama: Tirana, Fieri e Elbasani kanë ndryshuar

13:57, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët në një forum, me fokus menaxhimin e mbetjeve.  Rama justifikoi  milionat e dhëna për inceneratorët si investime që kanë pastruar vendin, ndërsa kërkoi nga bashkia e Lezhës t’i bashkohet përpunimit të mbetjeve, përmes riciklimit. 

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama organizoi një forum me kryebashkiakët për menaxhimin e mbetjeve, ku la jashtë  fjalës së tij, problematikën  me inceneratorët, duke justifikuar milionat që po hetohen nga SPAK, si investime që pastrojnë Shqipërinë. Madje kryeministri i bëri thirrje bashkisë së Lezhës që t’i bashkohet përpunimit të mbetjeve dhe të mos mjaftohet vetëm me pastrimin e tyre. 

I pranishëm në forum ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, i cili, teksa përfaqëson një shtet që ka investuar në fushën e mbetjeve, i kujtoi Kryeministrit se legjislacioni i Shqipërisë në këtë sektor lë për të dëshiruar dhe nuk është në përputhje me direktivat e BE.

Nga ana tjetër, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, paralajmëroi se fokusi i radhës për qeverinë do të jetë zhvillimi i procesit të riciklimit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco