Zbythja e Ramës nga fasha 800 KWH/ Boçi: I gjithëdituri me satelit në xhep e hodhi në erë ERE-n

Zbythja e Ramës nga fasha 800 KWH/ Boçi: I gjithëdituri me satelit në xhep e hodhi në erë ERE-n

13:38, 30/09/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas tërheqjes së kryeministrit Edi Rama për vendosjen e fashës energjetike prej 800 kWh.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi shkruan se Rama hodhi në erë ERE-n me këtë vendim të tij, pasi Shqipëria me burimet e saj energjetike ujore nuk ka se si të preket nga kriza në këtë periudhë vjeshte.

Postimi i plotë:

RAMA HEDH NË ERË ERE-n

I trembur nga reagimi qytetar, Rama ka deklaruar mosaplikimin e çmimit për fashën mbi 800 kW.

Shqipëria me burimet e saj energjetike ujore nuk ka se si të preket nga kriza në këtë periudhë vjeshte.

Këtë e thonë specialistet

Ai doli kështu mbi vendimin e bordit të cilin po vetë e kishte detyruar të kërkonte katërfishim çmimi.

Tani që i gjithëdituri me satelit në xhep e hodhi në erë ERE-n, ky bord a duhet të ekzistojë më?!!!

A duhet të paguajmë ne një bord eunuk dhe të mbajmë në qeveri një kryeministër i cili abuzon, grabit e vjedh sipas shijes e oreksit?!

#shqipërianërrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aldo30/09/2022 13:54

Prof. Dil e thuaji qe Satellogic do ngreje ne hapesire 2 kuti 40x50x70 cm, secila me nga 1 kamera, por me cmim 6 milione dollare. Prit pak. Keta dy te ashtuquajtur satelite, jane te Satellogic, jo tanet. Satellogic po negocion edhe ne Kosove e Mal te Zi qe me ato 2 kuti, tu sherbeje edhe atyre e tjua marre ca miliona. Edhe dicka. Nje anije e Elon Musk ngre deri ne 100 cope satelite te tille me 1 rruge. Ne internet i ke te gjitha keto. Ky po paguan me leket tona, nderet e Soros me jesmenet e tij ne Shqiperi

Shto koment

Denonco