Berisha: Skandaloze qëndrimet e Yuri Kim për votën, gënjeu hapur për takimet me personat e dizenjuar

Berisha: Skandaloze qëndrimet e Yuri Kim për votën, gënjeu hapur për takimet me personat e dizenjuar

13:00, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp edhe deklaratat e mbrëmshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Berisha tha se ajo mashtroi sa i përket takimeve me persona të padëshiruar. Berisha tha se Kim bëri deklarata si Edi Rama.

“Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë, edhe ajo personalisht, nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama.

Pse them kështu? Sepse është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë. Zyrtarë të lartë të DASH takohen me të dizenjuar, madje edhe me kukulla apo ithtarë të Vladimir Putinit. Kjo është një gjë e pavërtetë.

PD mbetet e vendosur për marrëdhënie shumë të mira me SHBA. SHBA janë aksionari kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne, në opozitë dhe pushtet, besojmë se duhet të bëjmë çdo kontribut të mundshëm që ky funksion të përmbushet në interesin më të mirë të vendit dhe paqes në botë.

Natyrisht, nuk bëhet fjalë këtu për marrëdhënie me Sorosin dhe mafien e tij. Ka një zotim solemn. Non-grata do jetë vendimi i PD për Sorosin.

Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Balla, etj. Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi.

Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi. A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane.

Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt,” tha Berisha.

Sipas tij, akoma më të rënda ishin qëndrimet e Yuri Kim për votën e lirë.

“Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde. Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci.

Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA.

Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore.

Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: Enough is enough,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 13:29

Yuri Kim apo shoqja Kimete, sekretarja personale politiko-ideologjike e narko-satrapit kriminel të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, po vazhdon zbatimin e programit mafioz sipas axhendës mafioze sorosiane! Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!! Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!! Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!! Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 13:22

Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!! Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!! Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!! Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!

Shto koment

Denonco