Berisha: Do ulemi me aleatët, por PD nuk do largohet kurrë nga primaret

Berisha: Do ulemi me aleatët, por PD nuk do largohet kurrë nga primaret

12:52, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme edhe amnistinë fiskale.

“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit.

Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje. Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre, ose i sjellin në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu.

Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah. Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti,” tha Berisha.

Ai theksoi se do ulen me aleatët për kandidaturat e zgjedhjeve, por deklaroi se PD nuk largohet kurrë nga primaret.

“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.

Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi. Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.

Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco