Çmimi i energjisë/ Berisha: Vetëm presioni funksionon me Ramën

Çmimi i energjisë/ Berisha: Vetëm presioni funksionon me Ramën

12:32, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp edhe tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga rritja e çmimit të energjisë.

Sipas tij, mbi Ramën funksionon vetëm presioni.

“Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton.

Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri.

Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi.

U tërhoq, u palos,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco