Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Satelitët dhe instalacioni/ Berisha: Pasi i ka vjedhur, Rama tallet me qytetarët

Satelitët dhe instalacioni/ Berisha: Pasi i ka vjedhur, Rama tallet me qytetarët

12:25, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama pasi i vjedh qytetarët, tani ka nisur t’i tallë me përçmim.

Ai solli dy shembujt e fundit.

“Edi Rama, pasi i vjedh qytetarët e këtij vendi në mënyrë të pangopur, ka filluar t’i tallë me përçmim.

Një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve dhe vjedhjeve të fundit me dy projekte, me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 milionë eurosh të arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejont vetes. Një mashtrues ordiner, pasi deklaroi se nuk jap llogari se si i përdor paratë, unë i them se ai është i detyruar me ligj dhe Kushtetutë të japë llogari për çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë. Për paratë e tij, sigurisht nuk i kërkon kush llogari. Atë instilacion ta marrë ta çojë në Surrel.

Së dyti, ju e dëgjuat vetë. Kontratën për satelitët. Në një akt talljeje, cinike, ai u tha shqiptarëve se satelitët më duhen se nuk kanë kushërinj, halla apo teze, që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate pa leje të njërës prej tyre, duken më mirë se nga distanca apo nga rruga, qindra metra larg.

Ky është një akt i papërgjegjshëm, me të cilin Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet që bën.

Them këtu se njeriu që ka burgosur në emër të shtetit, gjoja, 3415 qytetarë, dhe ka dhënë për ndjekje penale mijëra e mijëra të tjerë, për gjëra që të marra së bashku, nuk bëjnë ilegalitet sa njëra prej kullave që ka 14 kate ilegale, dëshmon se është fund e krye, i kapur dhe se i ka investimet e veta.

Vetëm një kryeministër i kapur, dhe që është investitor në këto ndërtime pa leje, i lejon vetes të shkelmojë Kodin Penal,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco