Zbythja e Ramës/ Meta: E bëri prej zgjedhjeve, ne nuk kemi institucione

Zbythja e Ramës/ Meta: E bëri prej zgjedhjeve, ne nuk kemi institucione

11:58, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar ‘prapaskenat’ e arsyeve të vërteta që e bënë Edi Ramën të tërhiqej nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë.

Meta tha në një konferencë për mediat se kreu i qeverisë u tërhoq për faktin se para janë zgjedhjet, ndërsa ka si plan që të 5-6 fishojë çmimin më pas.

“Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve. për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe antinjerëzor, por me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’ua shtuar 5-6 fish. Por kjo s’ka për të ndodhur, pasi qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisti që po ua nxin jetën qytetarëve të ndershëm. Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli, bien çmimet”, tha Meta.

Meta deklaroi se tërheqja e qeverisë nga vendosja e fashës 800 KWH tregon se në Shqipëri “nuk ka institucione të pavarura”.

“Ky vendim i marrë, i shpallur dhe i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe që bëjnë detyrën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja vendimet. Është shpallur sot mosekzistenca e ERE-s si institucion i pavarur. Vendimi që mori ERE ishte tërësisht i pabazuar në radhë të parë, pasi u bazua vetëm në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Ndërkohë, zhbërja e vendimit duhej të merrej sërish nga ERE”, deklaroi Meta.

“Kjo tregon se në krye të qeverisë kemi një kryeministër provokator ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie, ai i bën 8-fish dëmet”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 13:44

Mender "Reforma në Drejtësi" e sponzorizuar nga SHBA dhe Evropa!!! U dhjefsha reformën dhe drejtësinë!!! Edhe regjimi diktatorialo-stalinist i Enver Hoxhës do t'ia kishte zili!! As Enver Hoxha nuk kishte kaq dorë të lirë mbi organet e drejtësisë!!! Kështu na paska qenë drejtësia amerikane dhe evropiane???!!! Kurrë mos u bëfshim si Evropa nëse qenka kështu!!!! Yuri Kim apo shoqja Kimete, sekretarja personale politiko-ideologjike e narko-satrapit kriminel të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, po vazhdon zbatimin e programit mafioz sipas axhendës mafioze sorosiane! Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!! Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!! Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!! Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!

Shto koment

Denonco