Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Meta-Ramës: Tërhiqu nga amnistia! Nisma u urdhërua nga bota e krimit

Meta-Ramës: Tërhiqu nga amnistia! Nisma u urdhërua nga bota e krimit

11:53, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga amnistia fiskale.

Sipas Metës ky është një projektligj i urdhëruar nga bota e krimit.

“Mos të provokojë më dhe mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit europian të Shqipërisë, Pra për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë. Me urdhër të qartë është bërë për të përfituar nga bota e krimit, që të pushtojë ekonominë vendase apo tregun financiar për të kriminalizuar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet tona.

Do të goditej dhe do të dëmtohej biznesi i ndershëm, që do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase. Do të inkurajoheshin dhe do të largoheshin nga vendi dhe at pak investitorë të huaj seriozë. Do të kriminalizohej shoqëria për llogari të eksponentëve kriminalë. Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale, duke amnistuar rritjen e kriminaliteti të rrugës dhe më shumë shqiptarë drejt burgjeve”, tha Meta.

Meta tha se qeveria duhet t’i japë prioritet punës së ndershme dhe jo krimit.

“Shqipëria, falë kësaj qeverie dhe mungesës se vullnetit të saj për të luftuar krimin, është kthyer në bazë operacionale për aktivitet kriminale anembanë botës. Kështu do të dëmtohet bahhkëpunimi me partnerët dhe do të dëmtohet procesi i nisje së negociatave me BE dhe do të cenohej imazh i të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mbështes të gjitha shqetësimet e argumentuara që ngrenë alarmin mbi nismën e qeverisë. Shqetësime që janë shprehur qartë dhe nga përfaqësues të vendeve partnere në luftën kundër krimit të organizuar si SHBA dhe Britania. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e papranueshme”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco