Gjermania: S'keni ligj europian për mbetjet/ Rama: Kemi model Cërrikun

Gjermania: S'keni ligj europian për mbetjet/ Rama: Kemi model Cërrikun

11:46, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, thotë se legjislacioni shqiptar për menaxhimin e mbetjeve nuk është në përputhjeme direktivat e Bashkimit Europian.

Ne hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ambasadori gjerman vlerësoi se do të jetë e detyrueshme tashmë që vendi të ketë një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

“Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së gjelbër në BE dhe është diçka që mund të arrihet përmes përdorimit të burimeve jeshile. Menaxhimi linear i mbetjeve, mbledhja, përdorimi, depozitimi do të thotë që të minimizojmë përdorimin e burimeve, reduktimin e ndotjes, duke ripërdorur, duke ricikluar dhe të krijojmë një sistem të mbyllur. Ky është një qëllim dhe ne jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Ky është një proces që ka nevojë për lidership. Ne nuk po besojmë që vijmë në një pozicion që kemi arritur gjithë këto. Mund të jemi pak më larg nga ju sa i përket ndarjes, por ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë gjithashtu.

Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivën e BE. Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë, mbetjet janë të kushtueshme. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Europës dhe një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve të kundërta. Gjermania e vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të integruar të mbetjeve është me rëndësi për qeverinë”, deklaroi ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf.

Kurse kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve që të kalojnë nga faza e pastrimit në atë të riciklimit dhe rikompostimit të mbetjeve.

Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, Rama solli shembullin e bashkisë së Cërrikut dhe Sarandës që e kanë arritur këtë dhe u kërkoi kryebashkiakëve të tjerë për të krijuar ekonomi nga mbetjet.

"Cërriku është model për t’u marrë shembull nga të gjithë dhe shpresoj që një nga detyrat e lëna në atë takim marrja e shembullit të Cërrikut të jetë një fakt. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse, se tregon vizion e lidership, aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur dhe kapacitetet komunikuese e organizativ me të gjithë faktorët dhe fermerët për t’u dhënë mundësi që nga mbetjet të krijojnë ekonomi por edhe për të informuar dhe për t’ua bërë të kuptueshme, se ne jemi mbretëria e dyshimit dhe përqeshjes me çdo gjë të re. Kur mendoj se kryebashkiakut të Cërrikut i është dashur t’u shpjegojë fermerëve që të krijojnë ekonomi përmes riciklimit të mbetjeve, nuk ka qenë gjë e lehtë," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco