Rama tregon pse u zbyth nga rritja e çmimit/ KESH blen në ditën më të...

Rama tregon pse u zbyth nga rritja e çmimit/ KESH blen në ditën më të...

11:36, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama tregoi pse u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Ai deklaroi se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u lançua fasha mbi 800 KWH.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.

Ndërkohë sipas TV SCAN, 34 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore në periudhën 1-31 tetor.

Kjo është një nga 3 procedurat e vetme, që KESH ka realiuzuar për blerje energjie me bazë mujore, duke qenë se deri më tani blerjet janë kryer me baza ditore ose javore, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga luhatjet e çmimeve të energjisë në bursë. Në total, KESH njofton se ka blerë 74 500 MWH, duke siguruar të gjithë sasinë e kërkuar, teksa çmimi mesatar arrin në 455.24 euro/MWH.

Sikurse, edhe në disa procedura të mëparshme, ky çmim është më i lartë se në bursë, ndonëse këtë herë diferencat janë më të ngushta. Sipas të dhënave nga Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, tregi i datës 29 shtator, kur është bërë blerja u mbyll me një çmim mesatar prej 425.25/MWH.

Gjithsesi, kjo ka qenë dita kur çmimet kanë qenë më i larti përgjatë 7 ditëve të fundit, ku çmimet e energjisë variuan nga 336 – 389 euro/MWH. Vetëm për blerjet e kryera gjatë muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 79 mln euro, duke e çuar faturën totale vjetore në rreth 329 mln euro.

Gjithsesi, blerjet e muajit shtator janë shoqëruar edhe një rënie të ndjeshmë të rezervës energjetike në Kaskadën e Drinit, ku sipas të dhënave të raportuara nga KESH nga muaji korrik e deri më tani ky tregues është përgjysmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco