PD denoncon skandalin e Mark Babanit: Pse nuk po reagon SPAK?

11:30, 30/09/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike denoncoi sërish abuzimet dhe vjedhjet nga kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi tha në një konferencë për shtyp se dega e PD-së së Vaut të Dejës ka bërë kallëzim në SPAK prej më shumë se një viti, por prokuroria nuk vihet në lëvizje.

DEKLARATA E PLOTE

Sot nga foltorja e Partisë Demokratike do të fillojmë një seri denoncimesh për abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Medias do t’i nisim menjëherë dokumentet përkatës që faktojnë se në pushtetin sadist të Ramës vjedhja është shndërruar në normalitet dhe në formë talljeje me qytetarët.

Që në fillim duam të theksojmë se Partia Demokratike - dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021. Ka kaluar më shumë se një vit dhe asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur taksapaguesit.

Ne zotërojmë edhe një Akt-Konstatim të Drejtorisë së Anti-korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka rënë në gjurmë të abuzimeve bagdadiane të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Historia nuk është vetëm abuzive, por edhe qesharake.

Bashkia ka hapur tender me objekt shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim në Qendër Bushat, në lagjen “Çelepije”. Pas zhvillimit të tenderit, fitues është shpallur ofertuesi më i lartë, kompania “Ndërtuesi 2000”.

Ndërkohë që kjo është shkelja e parë, pra dhënia e tenderit atij që thotë se i duhen më shumë para se të tjerët për ta bërë punën, abuzimet nuk kanë të sosur.

Fituesi i tenderit dhe Bashkia nuk kanë sistemuar dhe shtruar rrugën për të cilën është zhvilluar gara, por një rrugë tjetër në lagjen “Muçejan”. Shkelja lidhet me faktin se një objekt i patenderuar nuk mund të likuidohet. Sipas ligjit të Prokurimeve Publike, çdo procedurë duhet t’i nënshtrohet tenderimit për të mundësuar konkurrim të drejtë.

Një shkelje tjetër, që e vëren Anti-korrupsioni, është se Komisioni i Vlerësimit në Bashki ka shpallur firmën fituese në kundërshtim me kërkesat e rastit. Dy ndër to janë mospasja e certifikatës ISO, dhe deklarim të stafit fiktiv/të paqenë. Gjithashtu, në asnjë rast Bashkia nuk ka kryer verifikimin e mjeteve të deklaruara nga firma ndërtuese.

Shkelja tjetër, sipas Anti-korrupsionit, është ngritja e një grupi pune nga kryetari i Bashkisë për negocim të çmimeve të kontratës fillestare. Vini re: janë të njëjtat çmime të cilat po vetë ai i ka caktuar. Sa për ilustrim: artikullin “shtresë binder” nga 885 lek per m2, që e ka caktuar në fillim, e ka çuar në 1,120 lek për m2.

Është ndryshuar pothuajse i gjithë preventivi i kontratës fillestare dhe, për pasojë edhe objekti i kontratës duhej të ishte ndryshuar. Do të thotë duhej hapur një garë e re për tenderin. Siç pohon Anti-korrupsioni, duhej t’u jepej shansi operatorëve të tjerë të konkurronin për një mundësi të re.

Faktin më spektakolar duam ta lëmë për në fund: rrugën që Bashkia e Vaut të Dejës e ka tenderuar në fillim, nuk e rikonstruktonte apo sistemonte dot, sepse ajo ishte shtruar dhe sistemuar në vitin 2013. Ky është një rekord për librat Guinness, sepse kemi të bëjmë me një administratë vendore që nuk di as cilat rrugë janë të shtruara në territorin e saj.

Por, nuk besojmë se ka qenë padijeni. Thjesht arrogancë: meqë i kemi të gjitha pushtetet në dorë, mund të vjedhim lirisht dhe pa u trembur, si nga drejtësia ashtu dhe nga qytetarët.

Kjo është ‘Rilindja me kamxhik në dorë’ e Edi Ramës dhe sivëllezërve të tij në pushtetin vendor. Me kleptomanë të tillë, Vau i Dejës bëhet Vau i Hajdutëve, dhe Shqipëria është në rrezik.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë sirtarët ku zënë pluhur dosjet që ia kemi nisur para një viti dhe të hetojë vjedhjet e kryebashkiaku të Vaut të dejës.

Nesër ne do t’ju sjellim prova për shkelje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 13:40

Mender "Reforma në Drejtësi" e sponzorizuar nga SHBA dhe Evropa!!! U dhjefsha reformën dhe drejtësinë!!! Edhe regjimi diktatorialo-stalinist i Enver Hoxhës do t'ia kishte zili!! As Enver Hoxha nuk kishte kaq dorë të lirë mbi organet e drejtësisë!!! Kështu na paska qenë drejtësia amerikane dhe evropiane???!!! Kurrë mos u bëfshim si Evropa nëse qenka kështu!!!! Yuri Kim apo shoqja Kimete, sekretarja personale politiko-ideologjike e narko-satrapit kriminel të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, po vazhdon zbatimin e programit mafioz sipas axhendës mafioze sorosiane! Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!! Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!! Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!! Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!

Shto koment

Denonco