Berisha: Trishtimi i kësaj vogëlusheje flet për shpirtin e zi të Ramës

Berisha: Trishtimi i kësaj vogëlusheje flet për shpirtin e zi të Ramës

11:06, 30/09/2022
A+ Aa A-

Për herë të parë në Shqipëri dje u mbajt një protestë e pazakontë përpara kryeministrisë nga protestues që i përkisnin një grupmoshe që ishte herët për të qënë e revoltuar me pushtetin: Fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjeç me prindërit e tyre i bënin thirrje kreut të qeverisë t’ua rihapte kopshtin jopublik “Zübeyde Hanım”, një nga institucionet më të mira arsimore të vendit, pjesë e kolegjit "Turgut Ozal" dhe e fondacionit Gylistan me eksperiencë 25-vjeçare në vendin tonë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot një sekuencë të asaj dhimbjeje prindërish dhe fëmijësh që u shpalos në shkallët e godinës së qeverisë.

“Trishtimi në sytë e kësaj vogëlushje, që i mbylli kopshtin, flet sa vëllime për shpirtin e zi të Edi Ramës!”, shkroi Berisha në Fb, duke e akuzuar kreun e qeverisë për të disatën herë për mungesën e ndjeshmërisë dhe po ashtu, nënshtrim.

Dje, për këtë revoltë, kryetari i PD-së vërejti: "Edi Rama, me urdhër të Sulltanit, u mbylli kopshtin, ju thërmoi ëndërrat! Për herë të parë, fëmijët 4-5 vjeçarë në protestë, 'bëjnë mësim' para Kryeministrisë".

Sikurse tashmë është bërë publike, por jo pranuar nga qeveria shqiptare, institucionet arsimore jopublike të Turgut Ozal në Shqipëri, janë mbyllur me kërkesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për të goditur kundërshtarin e tij politik.

Presioni ka nisur prej vitesh. Që në vitin 2017, media shtetërore turke njoftonte: "Organizata terroriste FETO u përpoq ta mashtrojë opinionin duke ia transferuar kolegjin "Turgut Özal" në Shqipëri, kompanisë "BF Cooperatief U.A", e cila gjithashtu njihet për afërsinë me FETO-n në Holandë. Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit ku FETO është aktive. Organizata, e cila aktivitetet në Shqipëri i filloi në vitin 1993 me themelimin e Fondacionit Gylistan që njihet për afërsinë ideologjike me kreun e FETO-s, Fetullah Gylen, në këtë vend menaxhon institucione arsimore. - Shkollat fillore dhe të mesme "Mehmet Akif" dhe "Turgut Özal" në kryeqytetin Tiranë, "Hasan Riza Pasha" në Shkodër dhe "Turgut Özal" në Durrës, si dhe Memorial International School në Tiranë, shquhen si institucione arsimore që njihen për afërsinë me organizatën."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 12:56

Një krijesë njerëzore dhe një vampir të tillë të dytë kaq gjakatar, kaq mizor, kaq të zi dhe katran dhe kaq kriminel të pashpirt nuk besoj se do të ketë patur, ka dhe do të ketë ndonjëherë kjo BOTË!!! Mendoj që edhe Zaho, edhe Linda edhe të gjithë ata që jetojnë me këtë montër dhe e kanë afër duhet të shqetësohen ekstremisht dhe duhet të tmerrohen nga kjo krijesë kaq mizore!! Nuk besoj se ka apo do të ketë ekzistuar ndonjë herë ndonjë qënie e gjallë gjakatare, kriminel dhe vampir më të pashpirt në botë, qoftë krijesë njerëzore apo shtazore që nuk do të tërhiqej përpara lotëve, lutjeve dhe ngashërimave të një fëmije të pafajshëm!!! Edhe një luan i uritur, edhe një ujk, edhe një tigër apo edhe një qen i tërbuar do të ndalonte dhe do të stepej përpara një fëmije që qan dhe nuk do ta prekte!!! Ja pra që paska një dhe vetëm një të tillë në Shqipëri: vampiri Edvin Kristaq Rama!!!

Shto koment

Denonco