Vasili: RR- Ç- RR, (Rruaj Ç'të Rruajme), targa e Ramës dhe Rilindjes!

Vasili: RR- Ç- RR, (Rruaj Ç'të Rruajme), targa e Ramës dhe Rilindjes!

10:41, 30/09/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Rruaj Ç'të Rruajmë çdo minutë kjo është targa e Ramës dhe rilindjes, pra rruaj ç' të dalë nga qindra milionë deri tek leku më i fundit.

RR Ç RR, kur rrëmbejnë 430 milionë euro me inceneratorët e plehrave.

RR Ç RR, kur i vërviten Kalasë së Tepelenës dhe hedhin 4 milion euro se Ali Pasha e ndërtoi keq.

RR Ç RR, kur japin tendera sekrete me dhjetë fishin e çmimit dhe me 99.99% të çmimit.

RR Ç RR, kur kilometrin e rrugës e bëjnë dhjetë herë më shtrenjtë se Europa dhe Amerika.

RR Ç RR, kur vjedhin qindra milion euro me energjinë elektrike.

RR Ç RR, kur harxhojnë miliona me satelitë!

RR Ç RR, kur paguajnë qindra milionë euro për anijet nga Bangladeshi, kur energji elektrike prodhojmë me bollëk në vend, që na del e tepron!

RR Ç RR, kur vidhen qindra milionë me Koncesione e PPP.

RR Ç RR, kur vjedhin edhe ushqimin në jetimore.

RR Ç RR kur paguajnë një kengë për Edi Ramën 23 milionë lekë.

RR Ç RR kur vjedhin edhe për kolltuqe zyrash e për krevat dopio në zyra.

RR Ç RR kur vjedhin edhe për operacione kozmetike me paratë e shqiptarëve.

E shihni vetëm RR Ç RR janë këta.

#RRÇRR RILINDJA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco