Sponsori sekret i KPK-së/ Gazetari: Si të jetë karteli i Sinaloas...

Sponsori sekret i KPK-së/ Gazetari: Si të jetë karteli i Sinaloas...

10:05, 30/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ta mbajë të fshehur emrin e sponsorit privat që pagoi akomodimin në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me arsyetimin se bërja publike e donatorit nuk do të ulte korrupsionin dhe nuk do të rriste besimin e publikut të drejtësia.

Lajmi shkaktoi mjaft ironi në mediat sociale.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se ata nuk do merrnin këtë trajtim nëse nuk do ishin anëtarë të KPK-së.

“Këta supaxhinjtë e KPK-se janë ndër njerëzit më të paguar nga shteti shqiptar. Edhe pse një pjesë e tyre kanë qenë ngelës nëpër shkolla, rrogat i kanë nga 3 milionë leke dhe përveç kësaj kanë kurim nga shteti nëpër spitalet më të mira, mbrojtje të posaçme për vete, familjarët dhe sojin e sorollopin e tyre.

Mirëpo njeriu është qenie që nuk fryhet asnjëherë.

Pas gjithë këtyre salltaneteve, këta vajtën hëngrën supë tek Marina Bay, por jo me lekët e tyre. Lekët ua pagoi një privat misterioz. D.m.th edhe polici i trafikut që merr ndonjë 10 mijë lekësh, të duket shumë më i sofistikuar dhe zotëri.

Shiko çfarë ndodh pastaj. BIRN-i i vihet pas historisë dhe vete puna në gjykatë. Del zonja Nafije e Gjykatës Administrative dhe thotë se s’ka pse ta tregojnë këta se kush ua pagoi supën se janë në të drejtën e tyre të hanë supe nga privati në mënyrë konfidenciale.

Po mire moj zonjë, mirë. Mbajeni emrin sekret se nuk ka pikë rëndësie kush ua dha supën këtyre. Si të jetë karteli i Sinaloas, që ua pagoi fundjavën si të jetë ndonjë oligark nga këta tanët nuk bën ndonjë ndryshim të madh. Çështja është kjo. Do u jepte njeri supë këtyre, po mos të ishin anëtarë të KPK-së?

Me këtë mendje që paskan këta, as buke tek shtëpia e tyre nuk do u jepnin,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 13:32

Mender "Reforma në Drejtesi" e sponzorizuang SHBA dhe nga Evropa!!!! Edhe drejtësia e Enver Hoxhës do t'ia kishte zili!!! Yuri Kim apo shoqja Kimete, sekretarja personale politiko-ideologjike e narko-satrapit kriminel të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, po vazhdon zbatimin e programit mafioz sipas axhendës mafioze sorosiane! Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!! Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!! Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!! Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!

Shto koment

Denonco