Nuk buron populli nga shteti ligjor, oj shoqe, por shteti ligjor nga populli!

Nuk buron populli nga shteti ligjor, oj shoqe, por shteti ligjor nga populli!

09:40, 30/09/2022
A+ Aa A-

Çdo ambasador i SHBA në Tiranë, që në fjalimin e parë prezantues e në vazhdim, është shprehur gjithmonë qartë, pastër dhe bukur me një aksiomë të politikës zyrtare të SHBA:

* nuk mbështesim asnjë forcë politike apo individ në veçanti, por popullin shqiptar në vullnetin e tij të lirë për të zgjedhur!

(Kjo në fakt, që në 1945 e në vazhdim, edhe kur nuk ka patur ambasador në Tiranë...)

- Të thuash "nuk marrim parasysh popullaritetin", do të thotë qartë, pastër dhe bukur që "nuk marrim parasysh dëshirën e popullit"...

- Të thuash "shteti ligjor" është mbi "popullaritetin", pra dëshirën dhe preferencën e shprehur nga populli, do të thotë ta kthesh këtë vend 32 vjet pas në diktaturë.

Pse?

Sepse në një demokraci sovran nuk është ligji, po dëshira e popullit, domethënë popullariteti!

Sepse, kur ky popull u ngrit dhe guxoi të kërkonte LIRINË, e bëri duke thërmuar "ligjet" dhe "shtetin ligjor" të kohës, që nuk kishte POPULLARITET!

Sepse ishte pikërisht "ligji" që e ndalonte popullin të dëshironte diçka ndryshe nga ç'parashikonte "ligji"... duke nisur që nga LIRIA...

Nëse nuk ke kuptuar këtë, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë për kaq kohë sa ke qëndruar këtu...

Por më shumë se kaq, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë as nga vendi më i madh i demokracisë së aplikuar deri tani, ai vend që të priti si refugjate, të adoptoi e të ngriti deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të vlerave të tij, sigurisht nën "shtetin ligjor" por, që buron nga "WE, THE PEOPLE"!

Ti thua "WE" por, njësoj si Kristaq Rama, Beqir Balluku, Ardian Dvorani, etj., etj., nuk ke kuptuar që nuk buron dëshira e popullit nga ligji, por ligji nga dëshira e popullit...

Një "shtet ligjor" që i bie ndesh "POPULLARITETIT", nuk buron nga populli dhe, quhet qartë, pastër dhe bukur DIKTATURË!

Ktheu në shkollë dhe lexo edhe njëherë me vëmendje, mirënjohje e pendesë ata që themeluan atë vend të madh që është ylli ynë polar, e që ti refuzove ta përfaqësosh qoftë edhe për një sekondë këtu tek ne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku30/09/2022 11:34

Ju lumte z. Strazimiri!!!

Skrapari30/09/2022 10:41

Kimetja me kujton lajen tek filmi "perballimi". Z. Strazimiri, te lumte mendja, guximi dhe natyrisht pena. Kete kukumjacken e ka pare Amerika apo ajo Ameriken kete spo marrim vesh ne demokratet, se sa per ridhjerasit ata skuptojne asgje nga kjo bote.

Shqiptaro-Amerikani30/09/2022 09:58

Shoqja Kimete nuk e përfaqëson kurrë SHBA dhe aspiratat demokratike amerikane dhe perëndimore!! Ajo thjesht ka zëvendësuar shoqen Lenka Çuko, sepse as shoqja Nexhmije dhe as shoqet e tjera të Komitetit Qësndror të PPSH, nuk do të arrinin kaq larg në bythëlëpirje kaq qesharake dhe zhgarravitje kaq të shpifur pas pushtetit dhe parasë!!!

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 09:49

Po kur pushtetin, antarësinë dhe popullaritetin në PD e ka Dr. Berisha, atëherë kryekari Alibejbasha pse i duhet si kryetar PD???!!!! Shoqja Kimete i ka kuptuar të gjitha dhe nuk është as idiote, as e trashë dhe as budallaqe!! Por është thjesht e paguar nga Edvini për të bërë këto poshtërsira diplomatike!!! Ajo po shfrytëzon shumë mirë edhe atë që Presidenti Biden ka shkarje të theksuar mendore dhe fizike dhe nuk e ka idenë fare se çfarë bëjnë vatësit e tij dhe administrata e tij bëpër botë dhe në SHBA. Ik moj sybajame sorosiane plehrë!!!! Prandaj, shoqja Kimete vazhdon misionin e saj për të cilin e paguan Edvin Rama!!!

Shto koment

Denonco