Soko: Çmimi u rrit nga 7.7 në 9.5 se tha do të bëhej e pavarur energjia, sot sistemi del i paaftë

Soko: Çmimi u rrit nga 7.7 në 9.5 se tha do të bëhej e pavarur energjia, sot sistemi del i paaftë

08:29, 30/09/2022
A+ Aa A-

Në “Drejt” në RTV Ora, Pano Soko u shpreh se Qeveria e rriti çmimin nga 7.7 në 9.5 lekë dhe tha se me këto para do të krijojë pavarësi të sistemit të energjisë.

Ai tha se sot arkëtimet janë shumë lart, 94% dhe se lekët i marrin, pra nuk ka faj qytetari, por kur vjen puna për të mbajtur premtimin, thonë se sistemi nuk qenka më i aftë edhe pse na morën lekët.

Soko: Qeveria e rriti çmimin nga 7.7 në 9.5 lekë dhe tha se me këto para do të krijojë pavarësi të sistemit të energjisë që të mos më para nga buxheti i shtetit. Do të krijohej një sistem i pavarur nga sistemi ndërkombëtar duke investuar në vend.

Kur erdhi puna për marrjen e lekëve erdhi aksioni i madh aq sa njëri vrau veten për punë fature energjie dhe qindra u arrestuan. Sot arkëtimet janë shumë lart, 94%. Lekët i marrin, pra nuk ka faj qytetari, por kur vjen puna për të mbajtur premtimin, ndërsa tani na thonë se sistemi nuk qenka më i aftë edhe pse na morën lekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco