‘BE kundër Ramës’/ Kortoçi: Alarmante! Përfituesit e amnistisë fiskale përfitojnë edhe amnisti ligjore

17:10, 29/09/2022
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi, ka folur për amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria e Edi Ramës dhe vendimin kundër të BE-së pasi drafti ka shqetësime serioze.

Ekspertja theksoi se ky është një proces ku kemi të bëjmë me një amnisti fiskale dhe njëkohësisht amnisti ligjore dhe nuk mund ta ndajmë, pasi është një proce unik.

Sipas Kortoçit, kjo pjesa e amnistisë ligjore bën më alarmante këtë amnisti se si do të respektohet dhe zbatohet nga shteti ligjor në Shqipëri pasi nuk ka të bëjë vetëm me faljen e një detyrim të pashlyer ndaj shtetit apo me faljen e mosdeklarimeve të të ardhurave dhe pasurive të ndryshme por ka të bëjë në këtë rast që ky individ që është përfitues i kësaj amnistisë është një individ që do përfitojë ligjërisht edhe mbrojtjen kundrejt këtyre shkeljeve të ligjit dhe mosdeklarimeve.  

Kortoçi: Nëse numri se 60% e shqiptarëve janë pro amnistisë qëndron, në radhë të parë gjithmonë i referohemi burimeve zyrtare të lajmit që i bie të jenë ose mund të jetë ndonjë studim nga ana e INSTAT-it, ose nga ndonjë studim nga qeveria shqiptare ose nëse është bërë ndonjë referendum dhe në këtë referendum jemi shprehur 60% si shqiptarë pro, atëherë në këtë rast ne do ta marim si një informacion të sakt. Në të tillë rast janë informacione që jepen për një konsumim të brendshëm.

Nëse do flasim për efektet që do japi në ekonomi kjo amnisti fiskale është shumë e rëndësishme të themi që kemi të bëjmë me një amnisti fiskale dhe njëkohësisht amnisti ligjore dhe nuk mund ta ndajmë. Është një proce unik. Dhe kjo pjesa e amnistisë ligjore bën më alarmante këtë amnisti se si do të respektohet dhe zbatohet nga shteti ligjor në Shqipëri pasi nuk ka të bëjë vetëm me faljen e një detyrim të pashlyer ndaj shtetit apo me faljen e mosdeklarimeve të të ardhurave dhe pasurive të ndryshme por ka të bëjë në këtë rast që ky individ që është përfitues i kësaj amnistisë është një individ që do përfitojë ligjërisht edhe mbrojtjen kundrejt këtyre shkeljeve të ligjit dhe mosdeklarimeve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco