Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO/ Vasili: Vetëm Rama është pengmarrësi, kryepërgjegjësi dhe kryepërfituesi i ndërtimeve pa leje

VIDEO/ Vasili: Vetëm Rama është pengmarrësi, kryepërgjegjësi dhe kryepërfituesi i ndërtimeve pa leje

15:14, 29/09/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku hoqi përgjegjësinë e tij për ndërtimet pa leje të kullave që kanë pushtuar qendrën e kryeqytetit.

Vasili ka publikuar një video të Ramës në vitin 2013 kur deklaronte se edhe sikur Enver Hoxha të ngrihej nga varri, shtëpitë nuk do të prishen.

‘Ky mashtrues pengmarrës në vitin 2013 gënjente në mënyrë të pacipë dhe thoshte që " shtëpitë nuk prishet edhe sikur të ngjallet Enver Hoxha"! Ky gënjen sa here ka fushatë për të mbajtur njerëzit peng dhe për tu grabitur votat dhe për ta përsëritur me vite me radhë këtë pengmarrje’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

Rama eshte ai dhe vetem ai Pengmarresi, Kryepergjegjesi dhe kryeperfituesi nga ndertimet pa leje!

Ky mashtrues pengmarres ne vitin 2013 genjente ne menyre te pacipe dhe thoshte qe " shtepite nuk prishet edhe sikur te ngjallet Enver Hoxha"!

Ky genjen sa here ka fushate per te mbajtur njerezit peng dhe per tu grabitur votat dhe per ta perseritur me vite me radhe kete pengmarrje

Sot per ndertimet pa leje na thote, qe per ndertimet pa leje e ka fajin inspektoriati ndertimit qe ka marre para' e te tjera pallavra.

Inspektoriati i ndertimit, ministria e brendeshme, policia te gjitha i qeveris ky dhe vetem ky.

Me qe ky mashtruesi i dika kush ka marre leket dhe ka lejuar ndertimet pa leje te na tregoje kush jane keta dhe pse nuk i ka cuar para drejtesise.

Po ky nuk i thote dot sepse ky vete eshte perfituesi i vetem dhe te gjithe funksionojne vetem me urdherin e tij personal dhe te pengmarrjes se tij.

Ndaj nuk guxon te ktheje pergjigje Shkreses Zyrtare, qe i kam nisur atij personalisht si Kryetar i KRTSH.

Ky qe ben sikur i kercenon me prishje te disa kateve dhe pastaj ju jep tendera me miliona euro per rruge, per mirmbajtje edhe deri per Kalane e Ali Pashes, qe nuk e kishte ndetuar kaq mire 200 vjet me pare.

Kryebanditi qe lejon ndertimet pa leje dhe zhvat prej tyre eshte vetem Kryeministri dhe askush tjeter dhe e gjithe pergjegjesia bie vetem mbi te.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco