Salianji denoncon pallatin me katet pa leje në qendër të Tiranës: Rama e ka firmosur vetë…

Salianji denoncon pallatin me katet pa leje në qendër të Tiranës: Rama e ka firmosur vetë…

14:46, 29/09/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji denoncoi sot nga sheshi “Skëndërbej” katet pa leje të ndërtuara në qendër të Tiranës.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, Salianji denoncoi një tjetër kullë pa leje, për të cilën është dhënë leje nga kryeministri Rama. Salianji tha se sipas lejes kulla duhet të kishte vetëm 33 kate, por në realitet janë shtuar dhe shumë kate tjera.

“Oligarkë të ndërtimeve pa leje. Për kotecet i rrasin në burg. Qeveria po përpiqet të mbulojë gjurmët. Ka shmangur taksat, detyrimet. Ka përdhosur institucionet shtetërore. Çon të dobëtit për tu përballur me drejtësinë dhe jo të fortët. Pse oligarkët nuk janë çuar në ndjekje penale. Para dy ditësh denoncova një përbindësh betoni. Edhe sot një tjetër me leje të dhënë nga Rama, kulla ka lartësi 33 kate sipas lejes së dhënë nga kryeministri. Ka më shumë kate se sa aq. Si ka mundësi të ndërtohen kate pa leje në qendër të qytetit dhe kryeministri bën sikur e ka fajin gjithkush përveç tij. Policia e shtetit dhe inspektorati i territorit janë përgjegjës kryesorë,” tha Salianji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco