Islami: Lufta në Ukrainë, luftë për rendin e ri botëror

Islami: Lufta në Ukrainë, luftë për rendin e ri botëror

13:14, 29/09/2022
A+ Aa A-

Analistët e njohur botërorë kanë ngritur alarmin se gjendemi në prag të një lufte të tretë botërore nën hijen e agresionit rus në Ukranë që tashmë ka hyrë në një fazë të re.

Cilësuar një nga katastrofat më të mëdha mjedisore të kohës sonë, rrjedhja e Nordstream 1 dhe 2 ka shqetësuar ekspertët mjedisorë.

Sipas tyre katastrofa që po shpaloset në brigjet e Danimarkës mund të shkaktojë ndikim afatgjatë në atmosferë.

Analisiti Kastriot Islami ishte i ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ku nuk e përjashtoi kanosjen e një rreziku.

“Janë dy linja që janë prekur dhe kanë shpërthyer, është e vërtetë ajo që thoshte dhe gazetari i Fox News, që kanë krijuar një turbullirë, një dalje gazi, dhe natyrisht deri tani gazetat ose mediat evropiane nuk paraqesin një rrezik shumë të madh.

Rreziku i luftës së tretë botërore ka kohë që kanoset, Anshtajni ka thënë që 'unë nuk e di se si do bëhet lufta e tretë botërore, por e katërta jam i sigurt që do bëhet me shkopinj dhe me gurë'.

Pra kjo është pjesë e gjithë këtyre betejave që po ndodhin, dhe Ukraina unë mendoj që është pjesë e betejave për një luftë që po bëhet për rendin e ri botëror, pra që do të thotë për të kuptuar kush është i pari, kush është i dyti, e kështu me radhë”, u shpreh Islami.

Ndërsa pyetjes se sa i realizueshëm është plani për të hequr dorë nga gazi rus, Islami ju përgjigj:

Kjo varet nga sa i varur është çdo shtet nga gazi dhe energjia ruse, por kryesisht nga gazi. BE është munduar të krijojë një unitet por akoma nuk e ka arritur 100 përqind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco