Rama injoron ambasadorët/ Burimet: Ndryshoi mendje në mëngjes

Rama injoron ambasadorët/ Burimet: Ndryshoi mendje në mëngjes

12:36, 29/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka bojkotuar takimin me ambasadorët e vendeve të BE- së dhe ambasadoren e SHBA-ve, pavarësisht se e kishte ftuar trupën diplomatike në Shqipëri, për një mëngjes pune, për të diskutuar rreth draftit të amnistisë fiskale.

Por megjithëse ambasadorët ishin ftuar për një takim me kryeministrin, Edi Rama zgjodhi t’i injoronte, duke dërguar në takim me ta, kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën dhe ministret, Olta Xhaçka dhe Delina Ibrahimaj.

Zyra e shtypit të kryeministrit Rama, nuk pranoi të japë një shpjegim, për mungesën e kryeministrit në takimin me ambasadorët, të kërkuar nga vetë ai.

Por burime për SYRI TV nga kryeministria bënë me dije, se Rama ka ndryshuar mendje në mëngjes, duke vendosur mos t’i bashkohet ambasadorëve, të cilët po e prisnin në vilën 30.

Për rreth një orë, përfaqësuesit e mazhorancës u munduan të bindin ambasadorët, për projektligjin e amnistisë fiskale, në një kohë kur kjo nismë e Partisë Socialiste është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe FMN. Ndërsa ambasadorët largoheshin nga vila 30, pas bisedës me të dërguarit e kryeministrit, pak metra më tutje, Edi Rama doli live nga kryeministria për të njoftuar marrëveshjen 6 milionë dollarë për shërbimet e satelitëve. 

Një ditë më parë, kur sapo kishte kërkuar takimin me trupën diplomatike, kryeministri Rama deklaroi se amnistia fiskale do bëhet me çdo kusht, pavarësisht kundërshtimeve që vijnë nga ndërkombëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco