BE, 'shuplakë' Ramës: Kemi shqetësime serioze për draftin e amnistisë fiskale

BE, 'shuplakë' Ramës: Kemi shqetësime serioze për draftin e amnistisë fiskale

11:58, 29/09/2022
A+ Aa A-

Pas takimeve qe zhvilluan sot me përfaqësueses te qeverise, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetesime serioze per draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion,” tha për SYRI TV, delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se nuk është tërhequr nga nisma për amnistinë fiskale, ndërsa i quajti “moskuptime” dhe “keqkuptime” kritikat direkte të Bashkimit Europian për këtë nismë ligjore të qeverisë të publikuar në fillim të korrikut.

Rama tha se ishte këmbëngulës për ta bërë amnistinë, duke pranuar se drafti fillestar mund të ketë ndryshime. “Ne jemi këmbëngulës, po dhe të duruar që të pastrojmë të gjitha ato cepa nga çdo lloj pluhuri apo iluzioni optik se aty ka pluhur dhe pastaj secili do ketë bindjen e vet,” tha ai duke shtuar se përfaqësonte shqiptarët dhe jo ndonjë popull tjetër.

“Aministinë e kërkojnë 60 për qind e shqiptarëve,” tha Rama duke iu referuar një pyetësori të bërë nga qeveria pa asnjë çertifikim shkencor.

I pyetur për kundërshtinë e BE-së, Rama me nota tallëse u përgjigj “ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco