Meta: Jo propagandë, por indeksim pagash, heqje taksës së qarkullimit, leje për energjinë diellore

Meta: Jo propagandë, por indeksim pagash, heqje taksës së qarkullimit, leje për energjinë diellore

11:44, 29/09/2022
A+ Aa A-

Tri janë nismat kryesore ligjore të Partisë së Lirisë për të mbështetur qytetarët shqiptarë në përballimin e situatës së vështirë ekonomike.

“Kjo situatë nuk zgjidhet me propagandë, - deklaroi sot Kryetari i PL,  Ilir Meta. -  Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë për mbrojtjen e familjeve shqiptare.

“Rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare! – shpjegoi Meta në fb. - Trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi, ndërsa siç INSTAT deklaron volumi i mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë.

Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive. Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco