FOTO/ Fëmijët ngjyrosin para zyrës së Ramës: Pamje nga protesta e rrallë

FOTO/ Fëmijët ngjyrosin para zyrës së Ramës: Pamje nga protesta e rrallë

11:27, 29/09/2022
A+ Aa A-

Shqipëria ka njohur shumë protesta.

Qeverisja e Edi Ramës ka shënuar rekord, pasi përpara zyrës së kryeministrit kanë protestuar thuajse të gjitha kategoritë.

Por këtë herë, para zyrës së Ramës ishin ulur vogëlushit e një kopshti.

Ata ngjyrosnin, teksa Edi Rama fliste diku matanë për satelitë. Ngjyrosnin si për të ironizuar njeriun që kanë kryeministër, i cili krenohet vetëm për një gjë: që di të ngjyrosë.

Dhjetëra prindër dhe fëmijë dolën të enjten paradite në protestë para kryeministrisë për të kundërshtuar mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanëm”, pjesë e Turgut Ozal.

Prindërit e kanë cilësuar vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e kopshtit të padrejtë dhe kërkuan rishikimin e tij.

Ata u shprehën se nuk do të ndalen së protestuari deri në arritjen e qëllimit të tyre.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco