Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Shehi: Emëruesi i përbashkët, dëshira për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar

Shehi: Emëruesi i përbashkët, dëshira për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar

11:12, 29/09/2022
A+ Aa A-

Publikimi i raportit sekret amerikan se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike për të shtrirë ndikimin e saj, mes të cilave edhe 500 mijë dollarë për PD-në në 2017, ka rizgjuar sërish përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Partia Demokratike është e vendosur për të audituar skandalin e lobimit të ish-Kryetarit Lulzim Basha me donacione me origjinë ruse. PD do të krijojë  një grup auditimi për financimin rus dhe kryetare e grupit të auditimit do të jetë znj. Ledina Mandija, Sekretare për Transparencën.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë, në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri, ishte  i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi.

Shehu e nisi analizën e tij me largimet masive, eksodin e radhës që ka ndodhur së fundmi në Shqipëri.

"Gjykoj që në çdo tre vetë që ikin të paktën dy janë opozitarë, shumica janë opozitarë, sepse ai është pa punë, ndihet i pashpresë.

Janë vota të rrjedhura për opozitën por janë edhe vota të rrjedhura për Shqipërinë. Sepse po ikin të rinj të shkolluar.

Kjo krizë e shkretimit të vendit do një shekull të rikuperohet, pra kjo duhet të jetë tema kryesore politike, se si duhet ta ngadalësojmë dhe ta ndalojmë largimin", u shpreh Shehi.

Ndërsa pyetur nga moderatori Flavio Qarri nëse po shkohet drejt një kampi opozitar të harmonizuar dhe unifikuar, Shehi u përgjgj:

"Unë mendoj që ne kemi një emërues të përbashkët dhe ne do rrimë kështu, të gjithë bashkë. Berisha , Meta , grupi Bashës, të gjithë të tjerët, por që nuk mjafton, na duhet dhe nje pjesë tjëeër nga shoqëria civile, nga të gjithë ata që nuk duan Edi Ramën, nga bota e majtë socialiste.

Kush është emëruesi i përbashkët? Dëshira për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar. Këto janë gjërat që na bashkojnë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco