Rama pasi e ‘ndriti’ në tokë: Tani do të kemi një kryeinspektorat në qiell

Rama pasi e ‘ndriti’ në tokë: Tani do të kemi një kryeinspektorat në qiell

11:00, 29/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi rama vazhdoi sjelljen e tij prej një njeriu që jo vetëm nuk di asgjë, por edhe që nuk ka asnjë detyrim. Ai tha se sa u përket ndërtimeve pa leje, kjo nuk është detyra e tij.

Në mënyrë të çuditshme, kryeministri i nëntë viteve të fundit, tha se ndërtimet pa leje vijnë si shkak i korrupsionit në vend. Rama tha se meqë korrupsioni ka bërë namin në tokë, tani ai do të ngrejë një kryeinspektorat në qiell.

Këtu i referohej faktit të hedhjes së satelitëve në hapësirë.

“Për të gjithë ata që na kanë përqeshur për satelitët, sot lajmi është se do të kemi një kryeinspektoriat në qiell, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka parti, i cili ka një sy që i sheh të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë më mundësi që të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës, me një saktësi që mblidhet në një perimetër prej 70 cm,” tha Rama.

Sipas kryeministrit, shumë shpejt, flotës tonë do t’i shtohen dhe dronët e armatosur:

“Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët, që me zhvillimet e reja kemi vendosur t’i marrim të armatosur. Janë për raste ekstreme apo të armiku potencial”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alket29/09/2022 13:46

Sa per informacion, sateliti secili do kene permasa 51cm x 57cm x 81 cm dhe secili peshon 45 kg. Pra do grihen 2 kuti te vogla ne qiell. Secili satelit do kete vetem nga dy kamera, asgje tjeter. Bejne vetem foto dhe nuk bejne dot video. Duhen 3 muaj per tu prodhuar secili. Jetegjatesia e secilit eshte 3 vjet. Pozicionimi do jete jo mbi Shqiperi sepse skane leje nderkombetare specifike. Ne fakt sa per foto mjafton 1 satelit. Kompania ka vetem 9 vjet ne treg dhe ka leshuar te tille satelite edhe per Kinen e Rusine. Por kompania do e perdore satelitin tjeter per ndonje shtet verdalle, si psh Kosova, qe te paguajne edhe ata te Amerikanet. Pra japim kot 6 milione e ca mije dollare per disa foto, te cilat i ben droni qe fluturon perdite. Po i them une keto, perpara se ti thote Saliu. Sepse keto info jane ne internet. Pra po paguajme lobimet Amerikane dhe asgje tjeter. Rama genjen tere diten dhe ne fund te dites fillon i beson edhe vete genjeshtrave te tij. Njelloj si Hitleri

Shto koment

Denonco