Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Gara për kreun e FRPD/ Kandidatët takim në Kukës

Gara për kreun e FRPD/ Kandidatët takim në Kukës

10:59, 29/09/2022
A+ Aa A-

Gjashtë kandidatët në garë për kreun e FRPD-së, shpalosën para të rejave e të rinjve kukësian platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e rinisë së FRPD-së.

Në këtë takim mori pjesë Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Kukës, Dr. Admir Sinamati, ku  gjithësecilit kandidat u uroi suksese në garën për kreun e një prej forumeve më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Kandidatët që garojnë për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë janë:

Barbera Doda

Alesia Balliu

Artion Barjamaj

Arnold Karriqi

Besard Xhaferri

Mariglen Doci

Kujtojmë që ditën e shtunë më datë 01.10.2022 mbahen zgjedhjet për garën e kreut të FRPD, ditë kur të rinjtë do të caktojnë personin që do të drejtojë FRPD-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco