Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Prapanicën i kemi kthyer Ramës' - prindërit përplasen me policinë

'Prapanicën i kemi kthyer Ramës' - prindërit përplasen me policinë

10:49, 29/09/2022
A+ Aa A-

Prindërit që po protestojnë përpara kryeministrisë me fëmijët e tyre për mbylljen e kopshtit të kolegjit “Turgut Ozal” në Tiranë, kanë ngjitur shkallët e kryeministrisë si të një skene, për  të treguar të bashkuar përpara mediave problemin e tyre.

Policia ka ndërhyrë për të mos i lejuar të ngjiten në shkallët e godinës së kryeministrisë, por prindërit me fëmijët në krahë ose për dore u kanë kërkuar të mos ndërhyjnë dhe të kenë parasysh se edhe vetë janë prindër.

“Pse më kërkon të zbres shkallët?! – i tha njeri prej tyre oficerit të policisë. – Prapanicën i kam kthyer kryeministrit, s’po bëj asgjë tjetër. Po të mendoni si prindër, do të na kuptonit”.

Kopshti jopublik “Zübeyde Hanım”, pjesë e institucioneve arsimore që përfshin Fondacioni Gylistan, u mbyll pas 24 vjetësh me urdhër të qeverisë shqiptare.

Arsyeja e protestës së prindërve ëshët se historikisht këto institucione kanë qenë të standardeve nga të më të lartat dhe me cilësinë më të mirë të mësimdhënies në vend, në respekt të të gjitha ligjeve në Shqipëri.

Protestës iu bashkuan edhe nxënëset e shkollës së mesme jopublike "Mehmet Akif".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco