Meta: Opozita duhet të dalë në zgjedhje lokale me kandidatë të përbashkët

Meta: Opozita duhet të dalë në zgjedhje lokale me kandidatë të përbashkët

14:19, 27/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se opozita duhet të dalë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm me kandidatë të përbashkët. “Kjo është më e mira për situatën, për arsye se jemi në kushtet e një shteti mafioz dhe opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar. Kuptohet, në kushte të tjera, sa më shumë kandidatë për qytetarët, aq më mirë do të ishte”, tha Meta gjatë një konference për mediat.

“Por nuk jemi në kushte normale, demokratike, por përkundrazi, jemi në kushte kur opozitës nuk i lejohet të vonohet dhe të mos bashkohet, për interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Ish-presidenti shtoi se Partia e Lirisë, të cilën e drejton pasi përfundoi mandatin e kreut të shtetit, është e interesuar për fitoren e opozitës. “Pa dyshim edhe për rezultatin e saj, por këtë askush nuk e pengon, sepse rezultatet e një partie politike shihen në këshillat bashkiake, të cilët do të kthehen në parlamente shumë të fuqishme”, tha Meta.

Bashkëpunimi për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm është paralajmëruar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në gusht, Berisha deklaroi se koalicion do të ketë, por do të studiohen format e tij. “Kryetari i Bashkisë në Tiranë do të dalë nga primaret. Ne nuk kemi asnjë lloj kufizimi në primare. Cilat do të jenë format e koalicionit janë për t’u studiuar, po koalicion do të ketë. Asgjë nuk pengon, nuk ka penguar dhe s’do të pengojë më këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe e shihni si përpëlitet”, deklaroi Berisha në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco