Rama vijon talljen: Ata që kërkojnë parajsën në Angli ti investojnë 30 mijë paundë në Kukës

Rama vijon talljen: Ata që kërkojnë parajsën në Angli ti investojnë 30 mijë paundë në Kukës

12:32, 27/09/2022
A+ Aa A-

Në mbledhjen e sotme të qeverisë sa i takon bilancit të sezonit turistik që lamë pas, kryeministri Edi Rama u bëri edhe njëherë thirrje të rinjve që largohen sidomos nga Kukësi drejt Anglisë se ato 30 mijë paundët që do të shpenzojnë për rrugën ti investojnë duke ndërtuar ekonominë e tyre në Kukës.

“Të gjithë ata që paguajnë mbi 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ia lënë të gjitha kursmet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës.

Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr që kam parë me sy mbyllur, por me realitetin e shumë agroturizmave që kam parë.

Jemi gati të mbështesim të gjithë të rinjtë në Kukës që janë gati për agroturizëm.

Edhe ata që kanë kthyer shtëpinë e gjyshërve në agroturizëm, fitojnë shumë më shumë se ata në të bardhë e të zezë në Angli”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS27/09/2022 13:30

O kriminel muti!! Çfarë do të investojnë në Kukës ata me 30 mijë paund??!!! Po ja në vend të atyre që për fajin tënd dhe të krimeve të tua, po kërkojnë "parajsën" në Angli, ti po u jep prona, tendera, PPP, Koncensione dhe leje ndërtimi, pikërisht atyre trafikantëve që mbledhin ato kursimet e tyre. Cfarë të investojnë në Kukës ata, o gjeni i ekonomisë, o strategu i gjithësisë???!!! Po hë pra, jepu nji mendje ti, siç po i jep gjithë dynjasë. Në çfarë drejtimi të investojnë, përveç planacioneve të hashashit?? Në bujqësi, kur çmimet e plehrave dhe punëve bujqësore janë 4-fishuar?? Apo ne peshkim??? Apo në turizëm, kur nuk ka mbetur më asnjë shqiptar??? Hë pra, jepu nji mendje, se je gjeni dhe të pjell mendja!!!! Kush do të shpenzojë në Shqipëri, kur rrogat dhe pensionet janë mjerane, dhe kanë shkuar më mjeranet në Ballkan??? Nga do të nxirren të ardhurat e një investimi në Kukës, kur gjithçka vjen nga Kosova, Maqedonia dhe Sërbia me çmime 2-fish më të ulta se sa kostoja e prodhimit në Kukës dhe në të gjithë ShqipërinË??? Apo le të shikojnë ëndrra me sy hapur kuksianët dhe të gjithë shqiptarët sikur jetojnë në këtë hale "parajsë" kriminale qe ndërtove ti?? Kush do të blejë në Kukës, kush do të blejë në Shqipëri?? Njerëzit që paguhen sa mezi nxjerrin bukën e gojës???!!! Nuk ke turp???

Shto koment

Denonco