Kandidate për kreun e FRPD, Doda: Na duhen njerëz të rinj, politika ëndrra ime por pa çmimin e servilosjes

Kandidate për kreun e FRPD, Doda: Na duhen njerëz të rinj, politika ëndrra ime por pa çmimin e servilosjes

12:15, 27/09/2022
A+ Aa A-

Gjashtë kandidatët që garojnë për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, zhvilluan dje një takim me të rinjtë demokratë në qytetin e Shkodrës.

Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglen Doçi, shpalosën para të rinjve demokratë platformën e tyre për drejtimin e këtij forumi, ndërsa vendosën theksin te plaga që ka prekur Shqipërinë, largimi i të rinjve nga vendi.

Fushata zgjedhore është hapur nga data 1 gusht dhe do të zgjasë deri me 30 shtator. Ndërkohë, dita e zgjedhjeve do të jetë me 1 tetor 2022.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishte një nga kandidatet që garon për kreun e ri të Forumit, Barbara Doda.

Ajo shpalosi të veçantat e kësaj fushate, teksa theksoi se FRPD ka nevojë për njerëz të rinj.

"Po kam zgjedhur të shkoj në qytete të ndryshme, tani jemi rrugës për në Berat dhe aty do bëjmë takimet e përbashkëta.

Unë jam rritur me PD, kam dashur gjithmonë të bëhem politikane por nuk kam dashur asnjëherë që çmimi për këtë të jetë servilosja. Unë kam takuar shume njerëz në gjithë vendin por sot më shumë se kurrë Partia Demokratike ka nevojë për frymë të re. FRPD ka nevojë për njerëz të rinj.

Në fakt unë po mundohem dhe do e bëj luftën time deri me datë 1, ndërkohë unë e di që kjo s'është gara  e jetës time, jam ende e re dhe te gjithë kandidatët gjasat janë që do kenë dhe gara të tjera. Kam njohur njerëz fantastik dhe kam bërë miq në të gjithë Shqipërinë.

Kushdo që ta fitojë nuk do mërzitesha. Këta janë miqt e mi, dhe deri më datë 1 i kam kundërshtar, pas datës 1 do t’i kem sërish miq", u shpreh Dodaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco