Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Budina: SPAK, i kapur nga mafia në shërbim të pushtetit mafioz të Ramës

Budina: SPAK, i kapur nga mafia në shërbim të pushtetit mafioz të Ramës

11:36, 27/09/2022
A+ Aa A-

Aktori dhe regjisori Edmond Budina është i bindur se edhe SPAK-u është i kapur nga mafia, ashtu sikur i gjithë pushteti i Edi Ramës. Përballë gazetarit Flavio Qarri sot në “Kafe Shqeto”, Budina e shprehu qartë se ku e mbështet këtë mendim që i përforcohet akoma më shumë dita –ditës kur sheh se kanë kaluar dy vjet që kur gjykata duhet të kishte marrë vendim për shembjen që iu bë Teatrit Kombëtar.

"Ka një koinçidencë të çuditshme për 17 majin. E dini ju që Teatri Kombëtar kishte gjithsej 17 lozha?! U shemb në 17 maj.  Shfaqja e parë e Teatrit Kombëtar është dhënë më 17 maj.  17 kanë qenë edhe të dënuarit me vdekje, që u dënuan në atë sallë. Është një koinçidencë, është një çmenduri." 

“Unë personalisht, - tha Budina, -  kam dyshimin e mbase mund t’ju duket një çikë e fortë kjo, se edhe SPAK-u është i kapur nga mafia! Pa dyshim është i kapur nga mafia, përderisa nuk reagon dhe është në shërbim të një pushteti mafioz siç është pushteti i Edi Ramës. Për mua është e padyshimtë kjo gjë.

Ata janë në funksion të mafies. Le të thonë çfarë të duan! Është e pamundur që të arrish të shkelësh ligjet e këtij vendi, kanë kaluar mbi dy vjet që ata duhet të jepnin vendimin apo të merrnin një masë, që të fillonin hetimet, ta kalonin në gjyq, po ata janë gjithmonë në heshtje. Kjo tregon që ata janë palë me pushtetin, janë palë me mafien. Aty ka ndërhyrë mafia dhe kjo është e padiskutueshme!

Padyshim që është një pengesë, se nuk po e çojnë më tutje. Por duhet të dinë një gjë, se ne si qytetarë të këtij vendi, jemi të vendosur që ta çojmë këtë çështje deri në fund. Ne nuk do të lodhemi.

Mbase ata e zvarrisin me mendimin që do të vijë një ditë që këta do të lodhen, do të ikin, do të shpërndahen ... dhe të bëjnë atë që duan. E këtu dalim në atë çmendurinë tjetër të Kryeministrit që para disa ditësh, në një intervistë në një gazetë gjermane tha se do të ndërtohen shtatë kulla nga të pasurit e atij vendi sepse ... të pasurit e atij vendi paguajnë më shumë taksa se të tjerët!!!

Domethënë, Teatrin Kombëtar ai e ka prishur për të ndërtuar kullat! E tha me gojën e tij! Ky fakt duhet ta çojë direkt në SPAK! SPAK-u duhet të ndërhyjë direkt, jo të rrijë e të flejë e t’i bëjë qokën e radhës, Kryeministrit. Ky fakt tregon se ata nuk e kanë ndër mend fare ta ndërtojnë Teatrin Kombëtar. Atyre nuk u intereson fare Teatri Kombëtar.

Më vjen keq me kolegët e mi që rrinë dhe heshtin, ata që nënshkruan menjëherë shembjen se “nuk kishte nevojtore”, Teatri Kombëtar. Ku janë ata të thonë tashti se ç’janë këto shtatë kulla që Kryeministri do të ndërtojë në atë shesh?! Ku është sipërfaqja e Teatrit, ku është Teatri Eksperimental?! Ku është Teatri Kombëtar?! Pse nuk shfrytëzohet e gjithë ajo hapësirë për teatër, po rrinë e flenë dhe i bëjnë qokën e radhës, Kryeministrit?!

Këtu është një ndërthurje mafioze e fortë që nuk di ç’të them.

Ne jemi të bindur që këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Se sa do të fitojmë atë nuk e dimë, por ne duam të japim edhe këtë shembull: nëse qytetari insiston në të drejtën e tij, një ditë do t’ia arrijë. Në mos sot, nesër, dikush do të dënohet për këtë dhe ta flenë mendjen mirë, nuk do të jetë gjithmonë në pushtet Edi Rama. Dhe ato dosjet në SPAK, janë atje: në mos sot, nesër do të hapen, dikush do të paguajë për to dhe të paguajë nga xhepi i vet, t’i sekuestrohet pasuria  për atë dëm që ka bërë.

Ne do të vazhdojmë atë që kemi bërë, që dimë të bëjë, të protestojmë! Do të vazhdojmë me protesta. Do të kërkojmë të gjitha aleancat e mundshme që mund të bashkohen, edhe partitë politike opozitare; do ta vazhdojmë këtë luftë me njerëzit. Ju e shikoni, njerëzit janë të dëshpëruar jo vetëm nga politika që çdo ditë e më tepër iu rëndon mbi supe, çmimet etj. etj. por edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ka shumë njerëz që thonë “mirë e prishët në mënyrën më barbare të turpshme në 4 të mëngjesit, por pse s’e ndërtoni, ç’bëni”?!

Ne jemi të vendosur dhe natyrisht do ta përshkallëzojmë protestën para SPAK-ut, padyshim që do ta bëjmë.”/ar.sh.SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco