Kalaja: Me regji të Ramës, SPAK po e zvarrit 'Teatrin', ofertë prokurorit ta mbyllë që të bëhet kreu i SPAK!

Kalaja: Me regji të Ramës, SPAK po e zvarrit 'Teatrin', ofertë prokurorit ta mbyllë që të bëhet kreu i SPAK!

11:29, 27/09/2022
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja, një ndër aktivistet më të njohura që po ndjek në gjykatë çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, akuzoi sot publikisht edhe SPAK-un, edhe Gjykatën e Posaçme, se njesoj siç po vepron Kryeministri, po e zvarrisin me qëllimin dhënien e vendimit për shembjen e godinës.

Adriana Kalaja tha sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se “fakti që po shkojmë në 5 vjet protestë, tregon që jemi mirë, tregon që nuk dorëzohemi, megjithëse jemi të bindur se edhe SPAK-u, edhe Gjykata e Posaçme, po vazhdojnë të njëjtën lojë, ashtu sikundër Rama, me regji të Ramës, për ta zvarritur çështjen, për të na lodhur, për të na dekurajuar.

Gjithsesi, ne kemi dhënë prova që kjo nuk ndodh me Aleancën, ndryshe nga gjithë kauzat e tjera. Edhe në ditën që Edi Rama me të gjithë shërbëtorët e tij, me Erion Veliajn e të tjerë, por mbi të gjitha me bashkëpunimin e Lulzim Bashës, e shembën Teatrin në atë 17 maj (po t’i kthehemi 17 majit të 2017), kanë qëlluar problematikat në lidhje me opozitën, por edhe me qytetarët. Kështu që unë mendoj se janë veprime në fakt në pamundësi për t’i dhënë zgjidhje, se ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kërcënohen, i bëhet presion.

Nga ana tjetër i bëhet edhe ofertë, siç është rasti i prokurorit që ka dosjen e Teatrit, që kandidon edhe për kreun e SPAK-ut, i bëhet ofertë: mbyll dosjen e Teatrit nëse do të bëhesh kreu i SPAK-ut!

Kjo ne nuk na dekurajon aspak, i kemi marrë masat dhe të paktën pas shembjes së godinave të Teatrit, ndërkohë që kauza e Teatrit vazhdon, për sa kohë që ne kemi një qëllim të caktuar, vazhdojmë të themi se Teatri Kombëtar nuk është shembur dhe aq më shumë jemi të bindur, nuk e kemi as për idealizëm, as për ëndrra, por jemi shumë të bindur që Teatri do të ndërtohet aty dhe ashtu siç ishte”, theksoi av. Kalaja./ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Budina: Edhe SPAK është i kapur nga mafia! Në shërbim të pushtetit mafioz të Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco