Fatmir Mediu: Serbia armatoset për luftë, marrëveshja nënkupton se është vasale e Rusisë

Fatmir Mediu: Serbia armatoset për luftë, marrëveshja nënkupton se është vasale e Rusisë

21:04, 25/09/2022
A+ Aa A-

Deputeti Fatmir Mediu ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov.

Sipas Mediut kjo nënkupton se Serbia është një vend tërësisht nën kontrollin dhe urdhrat e Rusisë.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i ra këmbanave të alarmit se, Serbia armatoset për qëllime djallëzore që kanë si synim agresionit ndaj shteteve të tjera.

Postimi i Mediut:

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov është shprehje e qartë se Serbia është një vend tërësisht nën kontrollin dhe urdhërat e Rusisë.

Retorika e Vucicit në OKB për të krahasuar Ukrainën me Kosovën është tashmë një pretendim i hapur për tju rikthyer qëllimeve të tij për të krijuar një vatër të Re konflikti nën shtyrjen e Rusisë.

Armatosja me shpenzime marramëndëse e Serbisë me mjete luftarake me qëllime sulmuese, narrativa e hapur për të mbrojtur interesat e Serbëve kudo që janë sic bëri Rusia me Ukrainën, situata në Malin e Zi, kërkesat për të hequr njohjen për Kosovën dhe fjala në OKB janë përpjekje të hapura për të krijuar një vatër të re konflikti në ballkan.

Ky qëndrim duhet të alarmojë Shqipërinë e cila në konsultim me vëndet e tjera të rajonit anëtare të NATOs duhet ta shtrojë seriozisht në NATO këtë situatë të krijuar.

Po ashtu Shqipëria duhet këtë cështje ta shqyrtoj seriozisht në Ëashington dhe Bruksel si shkelje e hapur e interesave dhe politikave të NATOs dhe BE në Ballkan. Krijimi i një Rusie të vogël në Ballkan që ka nisur prej kohësh është një kërcënim i hapur për rajonin e Ballkanit dhe shqiptarët në vecanti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco