Tedi Blushi nga takimi në Tiranë: Punë intensive në terren, interesi dhe zëri i qytetarëve misioni ynë

Tedi Blushi nga takimi në Tiranë: Punë intensive në terren, interesi dhe zëri i qytetarëve misioni ynë

20:24, 25/09/2022
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka ndezur motorët në pragun e fushatës në Tiranë.

Blushi ka postuar foto nga takimi me shtabin e Njësisë Nr.9 të kryeqytetit, duke u shprehur se sot nisi puna intensive në organizimin kapilar të partisë.

Po ashtu ai vuri theksin që duhet të jenë në çdo moment në terren për t'i dhënë fuqi zërit dhe për t'i përfshirë të gjithë qytetarët që duan të dëgjohen dhe përfaqësohen, si dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e tyre.

Postimi i Blushit:

Me shtabin e Njësisë Nr.9 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna për të avancuar me organizimin kapilar të Partisë së Lirisë në funksion të ndryshimit të madh që Tirana mezi e pret.

Strukturat lokale po zgjerohen me shpejtësi dhe përkushtim në çdo lagje.

Me të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë do të jemi çdo ditë në terren për t'i dhënë fuqi zërit dhe për t'i përfshirë të gjithë qytetarët që duan të dëgjohen dhe përfaqësohen, si dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e tyre.

Përkeqësimi i pasojave social-ekonomike nga keqqeverisja e Rilindjes rrit përgjegjësinë tonë për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat më në nevojë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco