Rama e mbylli me urdhër të Erdogan, Sinan Idrizi pranon se ka blerë godinën e kolegjit 'Mehmet Akif'

Rama e mbylli me urdhër të Erdogan, Sinan Idrizi pranon se ka blerë godinën e kolegjit 'Mehmet Akif'

20:07, 25/09/2022
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare vendosi të premten me urdhër të Erdogan mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, një institucion arsimor jopublik parauniversitar dhe kopshtit për fëmijë “Zubeyde Hanim”, pjesë e rrjetit “Turgut Ozal Education”.

Ministria e Arsimit tha se godina e re e kolegjit turk “Mehmet Akif”, në Mëzez, nuk plotësonte kushtet dhe, sipas saj, kjo ishte arsyeja e mbylljes. Por, dje, biznesmeni nga Vlora, Sinan Idrizi, pranoi për “Euronews Albania” se kishte kishte blerë ndërtesën e vjetër të kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” te 21 Dhjetori, në Tiranë, si dhe ndërtesa të tjera në disa qytete të vendit.

Biznesmeni tha për Euronews se transaksioni me pronarët e “Mehmet Akif” ishte bërë disa muaj më parë dhe ai është tashmë pronari ligjor i ndërtesës në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, që do të shfrytëzohen në vijim në sferën e arsimit.

Idrizi i bëri komentet nga Nju Jorku, ku ndodhet edhe shefi i qeverisë shqiptare, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë vjetore të OKB-së. Sinan Idrizi, njihet si ish-president i klubit Flamurtari dhe si bashkëpronar i kompanisë ajrore “Air Albania”.

Z.Idrizi, a mund të na jepni një sqarim se cila është lidhja juaj me godinën e “Mehmet Akif” dhe historinë e mbylljes së shkollës?

Sinan Idrizi: Unë nuk kam blerë vetëm godinën te “21 dhjetori”. Nga viti i kaluar unë jam duke blerë për të investuar në sistemin arsimor të Shqipërisë, godina në Shkodër, në Korçë, në Tiranë, jam duke negociuar për në Vlorë dhe në Berat. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dëshira ime për të investuar në sistemin arsimor duke blerë pasuri të patundshme, objekte që kanë qenë në disponim të këtyre grupimeve dhe gjë tjetër është licencimi apo jo nga Ministria e Arsimit. Unë i kam blerë këto godina dhe pronari i tyre ligjor jam unë.

Në çfarë forme keni arritur marrëveshjen për të blerë këtë godinë, për çfarë do ta përdorni dhe në cilin moment kjo godinë do të bëhet e juaja për ta përdorur ju pastaj?

Sinan Idrizi: Ne kemi bërë një marrëveshje shumë korrekte, shumë serioze me ish-poseduesit e këtyre objekteve, një marrëveshje në kuadër të ligjit shqiptar, brenda çdo lloj procedure, e dorëzuar në mënyrë korrekte nga të gjitha palët dhe nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka sepse godina te 21 dhjetori apo Korçë është dorëzuar ligjërisht dhe në mënyrë korrekte nga pala tjetër.

Nuk e di ç’lidhje kanë komentet me këto që kam blerë unë. Investimi im aty do të jetë vetëm në arsim. Përrallat dhe historitë me ndërtim kullash në mes të Tiranës, më bëjnë pak një retro, më çojnë në kohët kur kam marrë Flamurtarin, se do të prishja stadiumin e do të ndërtoja kullat. Unë dua të investoj në arsim, por në Shqipëri, të investosh në arsim ka gjithmonë një pikëpyetje nga mbrapa.

Të jesh një kriminel që merresh me banda je njeri i nderuar. Unë dua të investoj në arsim. Ku është problemi këtu që të anatemohem. Unë i kam blerë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këta persona, brenda sistemit bankar të Republikës së Shqipërisë. Pra kam bërë një shitje-blerje dhe dua të investoj në vendin tim, në arsim. Mund të kem sukses, mund të dështoj, por historia e komplotit nuk funksionon.

Njoftimi, sipas drejtuesve të shkollës, u është bërë vetëm pak ditë më parë dhe ju keni më shumë se dy vite më thatë?

Sinan Idrizi: Nuk janë problemet e mia këto, janë problemet e shkollës e të Ministrisë së Arsimit. Unë me këto kam patur një marrëveshje korrekte, në prani të avokatëve të tyre, te noterët e Republikës së Shqipërisë, kam blerë objektet, kam blerë truallin dhe kaq. Ka më tepër se dy vite që unë po blej godina për të hyrë në sistemin arsimor. Blerja e kësaj godine “te 21 dhjetori” është bërë para disa muajsh, në mënyrë korrekte dhe nga të dyja palët.

Do të vijojë mësimi normalisht me ata nxënës derisa të vini ju apo e merrni ju në dorëzim dhe ndryshon emri i shkollës dhe nxënësit duhet të lëvizin në një vend tjetër. Nuk e keni këtë ide dhe informacion?

Sinan Idrizi: Unë dua të sjell një markë të re, që dua ta sjell nga këtu, SHBA, është shumë e famshme dhe nuk do jetë një sukses si individ. Në të kundërt, do të vijoj bashkëpunimin me grupe të tjera, që jam duke bashkëpunuar.

Pse vendosët të investonit në arsim dhe sa mik jeni me kryeministrin?

Sinan Idrizi: Jo, jo, unë e kam mik kryeministrin dhe jam krenar që e kam mik. Ku ka gjë më të bukur se të kesh mik një kryeministër kaq të suksesshëm. Unë kam kohë që dua të investoj, në sport dhe në arsim, në pjesën e rinisë. Nuk kam asnjë investim që lidhet me një sektor publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/09/2022 07:25

Sinan Idrizi, miliarderi miku i kryeministrit më të suksesshëm tl Albanistanit. Faqezunj të pa skrupullt. Miliarda të lidhura me politikën, që do të thotë vjedhje të parasë publike, të parasë së popullit më të varflr të Globit. Kryeministri më i suksesshëm, helbete miliarder pa asnjë bisnes, por vetëm me rrogë shteti…. Farë e keqe…

Skrapari25/09/2022 22:08

Te qr... ty dhe kryeministrit tend "te suksesshem". Si nuk ju vjen turp ketyre oligarkeve qe na flasim per kryeninister te suksesshem per nje sharlatan si Edvin Taq Sumq... Cfare fatkeqesie!

Shto koment

Denonco