Xhixho publikon bisedat në 'Whatsapp': Arsimi falas, propagandë e mashtrim! Ja çfarë i kërkohet prindërve

Xhixho publikon bisedat në 'Whatsapp': Arsimi falas, propagandë e mashtrim! Ja çfarë i kërkohet prindërve

19:02, 25/09/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar me foto përmes një statusi në rrjete sociale propagandën dhe mashtrimin e qeverisë me tekstet dhe arsimin falas.

Xhixho shprehet se përveç kostove të librave që duhet t'i blejnë të rinj, prindërve iu është shtuar një listë e gjatë shpenzimesh që duhet të bëjnë në këtë fillim viti shkollor.

Statusi
Kostos së librave që duhet t’i blejnë të rinj, sepse ata që qeveria thotë se janë falas, nuk i hyjnë në punë askujt, u shtohet një listë e gjatë shpenzimesh që prindërit janë të detyruar t’i bëjnë në këtë fillim viti. 

Në grupet e prindërve ka filluar të shpërndahet lista e mjeteve dhe objekteve që duhet të blejnë për klasën. 

➡️Një fëmije në klasën e parë, i duhen të paktën 60 mijë lekë të vjetra për mjetet, të prekura edhe këto nga rritja e çmimeve.

➡️Lista vijon me kutinë e ndihmës së shpejtë, detergjentët, mjetet ngrohëse, perdet e të tjerë artikuj të domosdoshëm që ka detyrimin t’i sigurojë vetë shkolla se prandaj paguajmë taksa.

Ky vit shkollor u ka kushtuar prindërve më shtrenjtë se asnjëherë tjetër. Tekstet falas dhe vetë arsimi falas janë thjesht propagandë. 

Mjafton të shohësh grupet përmes të cilave mësuesit komunikojnë me prindërit për të kuptuar se e gjithë barra financiare shkarkohet mbi ta, ndërkohë që kryeministri flet për shkolla me standarde dhe arsim falas. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco