Financimet ruse ndaj Bashës, Oerd Bylykbashi: Duhet ligj për lobimet

Financimet ruse ndaj Bashës, Oerd Bylykbashi: Duhet ligj për lobimet

16:37, 25/09/2022
A+ Aa A-

Shqetësimin e Amerikës për të bllokuar financimin e politikës nga paratë ruse, Partia Demokratike mendon se mund ta zgjidhë me disa ndryshime ligjore.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka listuar zgjidhjet ligjore, duke ja lënë Lulzim Bashës përgjegjësinë e akuzave që bien ndaj PD-së se mori 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017.

Për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, vendi i duhur për ta trajtuar këtë çështje, është komisioni i reformës elektorale.

Sa i takon reformës territoriale, Bylykbashi thotë se propozimet e të dy grupeve të PD-së, atyre të Bashës e Berishës, nuk janë shumë të ndryshme, ndaj varianti me 92-95 bashki, është në të mirë të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco