Vasili: Mjerim i shtetit! Nga policët me maska prisnim të kapej ndonjë narkotrafikant

16:54, 24/09/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Padites në SYRI TV me Megi Fagu, deputeti i PL-së Petrit Vasili ka folur për arrestimin me bujë të mjekëve te Trauma, por mos reagimin dhe 'ngecjen' e policisë me bosët e inceneratorëve.  

Vasili e ka quajtur aksionin e djeshëm të policisë te spitali i Traumës si një mjerim të vërtetë të sjelljes së shtetit, policë me maska të armatosur me furgona, të gjithë prisnin të kapej ndonjë narkotrafikant që ndodhej rastësisht në spital por që atje doli një mjek reanimator me rrobat e sallës së operacionit i cili po futej si kriminel pasi një provokator i policisë kishte insistuar ti jepte një ryshfet që ky mjek e kishte marrë.

Gjithashtu Vasili theksoi se nuk mund të pranoj të shoh që trajtohet si kriminel një mjek dhe ndërkohë prisja që këta të infiltruar të policisë të infiltroheshin në rrjetin e drogës, të trafikantëve të krimit të organizuar të korrupsionit, jo nuk shoh asgjë prej tyre por s’kemi çbëjmë por duhet të paguajmë nga 80 mijë euro në ditë për pronarët e inceneratorëve që janë ende në arrati.

Vasili: Dje kemi parë të gjithë një mjerim të vërtetë të sjelljes së shtetit, policë me maska të armatosur me furgona, të gjithë prisnin të kapej ndonjë narkotrafikant që ndodhej rastësisht në spital por që atje doli një mjek reanimator me rrobat e sallës së operacionit i cili po futej si kriminel pasi një provokator i policisë kishte insistuar ti jepte një ryshfet që ky mjek e kishte marrë.

Unë kam qënë i qartë me dënimin që i bëj ryshfetit jo vetëm sot por edhe si drejtues i shënderësisë në disa pozicione dhe ky qëndrim nuk ndryshon por që të pranoj të shoh që trajtohet si kriminel një mjek dhe ndërkohë prisja që këta të infiltruar të policisë të infiltroheshin në rrjetin e drogës, të trafikantëve të krimit të organizuar të korrupsionit, jo nuk shoh asgjë prej tyre por s’kemi çbëjmë por duhet të paguajmë nga 80 mijë euro në ditë për pronarët e inceneratorëve që janë ende në arrati.

Duhet të paguajmë koncesionet e rrugëve që shemben dhe rindërtohen nga 20 herë, s’kemi çbëjmë edhe kur paguajmë rrugët nga 25 milionë euro/ km nga 10-fish në raport me vendet e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco