Kryemadhi: Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët e profesionistët!

Kryemadhi: Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët e profesionistët!

14:25, 24/09/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, ka mbajtur qëndirm sot ndaj arrestimit të bujshëm dhe me forca speciale, të një mjeku në Spitalin e Traumës, të akuzuar për ryshfet. Sipas Kryemadhit, doktori u arrestua sikur të ishte kartel droge, ndërkohë që është vetë qeveria që drejton një kartel korrupsioni.

“Dje qeveria ka arrestuar një doktor për korrupsion, ndërkohë që vazhdon të furnizojë me paratë e shqiptarëve korrupsionin masiv me inceneratorët", - shkroi Kryemadhi në rrjetet sociale. - Doktori u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve. Absurdi i shëndetësisë falas të Ramës, është se sot shqiptarët po harxhojnë më shumë për t’u kujdesur për shëndetin dhe korrupsioni është rritur.

I duhet dhënë fund korrupsionit në shëndetësi, por kjo kërkon trajtim me pagë dinjitoze", - theksoi deputetja e PL në vazhdim.

"Duhet të rrisim pagat e doktorëve, mësuesve, administratës, që ata të mos kenë nevojë për të parë qytetarët nga duart. Të gjithë shqiptarët kanë nevojë për paga më të larta, ndaj vendi ka nevojë urgjente për të krijuar më shumë vende pune të mirëpaguara, çfarë do të ndalonte edhe emigrimin masiv.”

“Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët, mësuesit e profesionistët”, reagoi me forcë, Monika Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 24/09/2022 17:09

Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve,por edhe doktorët, mësuesit , nenpunesit , policet , gjyqtaret , prokuroret e kushdo qe abuzon me detyren dhe beaimin e publikit .Ligji duhet te jete i barabarte si per ate inspektorin qe paguhet per mbrojtjen e teritorit ashtu edhe per doktorin ashtu edhe per vjedhesin e inçeneratorit.

Shto koment

Denonco