Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO-SYRI TV/ Elbasan, lagjja ‘Vullnetari’ pa infrastrukturë: Punimet janë kryer jashtë standardeve

13:44, 24/09/2022
A+ Aa A-

Mungesa e infrastrukturës në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan është kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Sipas tyre, bashkia ka shtruar rrugët jashtë standardeve dhe me mungesë kanalizimesh. Problematika është denoncuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Elbasan Blendi Himçi, sipas të cilit bashkia bën fushatë me punët publike.

Nga SYRI TV

Lagjja Vullnetari në Elbasan prej kohësh nuk njeh investime. Së fundmi bashkia ka shtruar rrugët në këtë lagje, por punimet janë kryer jashtë standardeve. Banorët e zonës tregojnë se nuk janë rregulluar kanalizimet, teksa sipas tyre bashkia kryen punime vetëm para fushatave zgjedhore.

Këto problematika janë denoncuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi, i cili thekson se bashkia bën fushatë me punët publike.

Nga ana e pushtetit vendor nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këto problematika. Kujtojmë që edhe në 2021 bashkia Elbasan ka ndjekur të njëjtën praktikë me lagjien ‘Vullnetari’, ku shtroi rrugën me çakëll dhe u shkatërrua 3 ditë pas shtrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco