Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Të përdorim median sociale në komunikimin tonë, do depozitojmë ligjin që nuk njeh parashkrimet

Berisha: Të përdorim median sociale në komunikimin tonë, do depozitojmë ligjin që nuk njeh parashkrimet

13:17, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, nisi një mënyrë të re komunikimi me qytetarët, duke përdorur median sociale për pyetjet e tyre.

Pasi iu përgjigj dhjetëra pyetjeve, por la qindra e mijëra të tjera, pasi fluksi dhe interesi ishte i jashtëzakonshëm, Berisha kishte një mesazh për të gjithë.

“U garantoj se ky është një fillim i komunikimit tonë së bashku në rrjetet sociale.

Njerëzisht ju inkurajoj të përdorim sa më shumë këto rrjete në komunikimin tonë me njëri-tjetrin dhe qytetarët,në një kohë kur sot, regjim përdoret të vendosë censurë dhe kontroll, blen në mënyrë të shëmtuar mediat e vendit dhe i përdor ato si mjete mashtrimi, le të konsiderojmë këto mjete si burime të sigurta pa censurë të komunikimit me njëri-tjetrin dhe informacionit. Ndaj edhe këtë fillim këtë hap të parë, të shkojmë duke e përmirësuar në komunikimet e ardhshme.

Ndjesë për të gjithë ata që në morinë e pafundme të pyetjeve, nuk morën përgjigje, por u garantoj se nuk ka pasur asnjë lloj përzgjedhje, përveç asaj që një tërësi e madhe, nuk përballohet në një kohë të caktuar,” tha Berisha.

Mes pyetjeve që iu dha përgjigj, Berisha tregoi se çfarë do kishte bërë ndryshe nga viti 1991 gjer më sot.

“Natyrisht nga viti 1990 gjer më sot, shumë gjëra do kisha bërë ndryshe. Një nga gjërat që do bëja ndryshe, është ligji për tokën. Përveç kësaj, pa diskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin ridimensionuar edhe më shumë, pra gjithnjë kam qeverisur i bindur në atë që thotë Ronald Reagan, se qeveria është problemi,” tha Berisha.

Kryetari demokrat, tha se në Kuvend do të depozitohet edhe nisma ligjore që nuk njeh parashkrimet.

“Ne do të depozitojmë në parlament ligjin që nuk njeh parashkrimin për çdo kryeministër që ka shërbyer në Shqipëri. Në këtë ligj nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë, nuk bëhet fjalë për këtë drejtësi, e cila se është e tillë, rezulton para një javë, institucioni më i korruptuar i drejtësisë.

Por bëhet fjalë për një drejtësi që do zbatojë ligjin në mënyrë autonome dhe do u japë ndëshkimet më të merituara atyre që vodhën shqiptarët. Prandaj si inceneratorët, por edhe aferat e Durrësit, Butrintit, dhe shumë të tjera, do marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare,” tha Berisha.

Ai u pyet ndër të tjera edhe për takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim me kreun e PL, Ilir Meta.

“Një takim normal, i një ambasadoreje të SHBA me një partner të PD-së,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco