Berisha u dërgon sërish mesazh deputetëve të PD: Gabimi më i pafalshëm u bë me 27 prill 2021

Berisha u dërgon sërish mesazh deputetëve të PD: Gabimi më i pafalshëm u bë me 27 prill 2021

13:02, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u dërgoi një tjetër mesazh deputetëve të grupit parlamentar demokrat.

“Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë.

Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.

Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq.

Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën,” tha Berisha.

Sipas tij, PD e Bashës bëri një gabim të pafalshëm më 27 prill 2021, menjëherë pas zgjedhjeve.

“Revolta popullore ndaj këtij regjimi që nuk ka legjitimitet është rruga kryesor për ta gjunjëzuar atë. Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve të dhunuara masivisht, kreu i saj dhe udhëheqja nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës, por futi pasi ishte marrë peng nga Edi Rama, futi PD-në në një spirale shkatërrimtare, nga e cila u desh shumë kohë për të dalë,” tha Berisha.

“Sot gjykatat janë një degë e ekzekutivit. Problemi i PD është Edi Rama dhe pa zgjidhur problemin me Edi Ramën, nuk mund të zgjidhë problemet e tjera. Prandaj ne kemi vendosur që këtë vjeshtë ta shndërrojmë në pranverën e protestave të mëdha,” tha ai.

"Protestat do jenë të përgjithshme. Natyrisht mbetem i bindur se përqendrimi te ai që është shkaku kryesor, te njeriu që ka uzurpuar në duart e veta të gjitha pushtetet, do jetë motivi kryesor i protestës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco