Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Berisha: Mbështesim biznesin e vogël, pedagogët e studentët! U bëj thirrje të bëhen gati për grevë

Berisha: Mbështesim biznesin e vogël, pedagogët e studentët! U bëj thirrje të bëhen gati për grevë

12:55, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se PD mbështet të gjitha shtresat sociale, duke u bërë thirrje të ngrihen në protesta.

“Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tre herë, çmimi i energjisë. Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri.

Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 përqind.

Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla. Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme,” tha Berisha.

“PD mbështet me gjithë fuqinë e saj sindikatën e pedagogëve. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe jetike për të shpëtuar rrokullisjen e madhe të sistemit arsimor. PD do i mbështesë protestat dhe u bën thirrje mësuesve që të bashkohen me protestën e tyre dhe të përgatiten për një grevë të përgjithshme që do trondisë nga themelet regjimin monist. U bën thirrje edhe studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë sistemit arsimor,” tha Berisha.

“Do përgjysmohen kostot e arsimimit për studentët. Do ketë bursa dhe mesatarja do shkojë aty ku ka qenë. Do bëhet gjithçka për krijimin sa më shumë të vendeve të punës, për nxitjen e bizneseve të të rinjve, për kualifikimin e tyre, për arsimin e tyre profesional. Ne, të dashur studentë, i bazojmë premtimet edhe te arritjet tona”, iu drejtua Berisha edhe studentëve.

Ai foli edhe për çështjen e legalizimeve.

“Legalizimi është një problem i vulgarizuar nga mashtrimet pa fund të kësaj qeverie. Garantoj se do i jepet fund me një skemë më të thjeshtë që është përdorur ndonjëherë. Ata të cilët kanë marrë ato fletushka, nuk do marrin më fletushka të përkohshme, por do marrin tapitë përfundimtare të shtëpive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco